Art&Argëtim

Bonusin kërkojeni javën e ardhshme! Histori dashurie me Demin ose Akrepin, horoskopi ditor

13 Mars 2022, 06:00 Nga DOSJA
Bonusin kërkojeni javën e ardhshme! Histori dashurie me Demin ose

Dashi

Ruani qetësinë për çdo përplasje që mund të keni me partnerin/partneren. Lajme pozitive vijnë nga ana e punës. Nëse keni ndjekur një projekt, konfirmimet për marrëveshjen mund të vijnë së shpejti.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Në dashuri, Hëna ju favorizon të mbani kontakte me personat që ju pëlqejnë ndërsa kanë nisur historitë e reja. Megjithatë, ju duhet të përballeni me disa përgjegjësi. Në punë mund të ketë ndryshime.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

E diela do të keni dialog mjaft të mirë me partnerin/partneren. Marrëdhënie të mira të mundshme mund të keni me Gaforren. Në punë jeni të shqetësuar, por duhet të bëni përpjekje për t’u qetësuar.

Gaforrja

Të dielen do të jetë një ditë emocionuese në romancën tuaj. Në punë, nëse e keni pasur të vështirë, mos u ktheni pas.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Në dashuri ka pak paqartësi, por Hëna do të kthehet në shenjën tuaj. Në punë do ketë diskutime ndoshta për shkak të bonusit që keni kërkuar prej kohësh, por bëjeni javën e ardhshme.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Dashuria është pak e çuditshme, por do të keni ditë të këndshme nëse po jetoni një histori dashurie me Akrepin dhe Demin. Në punë situata përmirësohet dhe zgjidhja që prisni mund të vijë, edhe nëse mund të mos jetë plotësisht e kënaqshme.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Këtë fundjavë do të përjetoni momente emocionuese në dashuri. Falë yjeve, në punë premtohet dicka e re, por duhet të jeni të duruar dhe të prisni.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Falë ndikimit të Hënës, është dita juaj për të ‘rrëmbyer’ zemrën e personit që pëlqeni, ndaj shfrytëzojeni. Në punë duhet të reflektoni ndërsa një përgjigje e rëndësishme vjen mes datës 21 dhe 22.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Aftësitë tuaja për të vepruar të dielen për një lidhje të mundshme dashurie janë të mira. Ndërsa në punë, duhet pak objektivitet.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Shmangni diskutimet pasi në dashuri, hëna është në anën e kundërt. Në punë ndiheni pak të humbur dhe nuk dini cfarë të bëni.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Dashuria është e mirë, por kujdes nga një keqkuptim i mundshëm. Në punë shtyni vendimet e rëndësishme pas datës 21.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Hëna e favorshme në dashuri, ndaj nëse jeni beqar, bëhuni gati për të nisur një histori të re. Në punë duhet të kapni momentin dhe të bëni plane për të ardhmen.

(A.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

horoskopi horoskopi horoskopi horoskopi ditor horoskopi horoskopi ditor

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Mars 2022, 11:06

Zbulohet shuma marramendëse që do të paguhet Maluma

TIRANË- Këngëtari me famë botërore, Maluma do të jetë në Tiranë më datë 14 mars. Të gjithë fansat këngëtarit më në fund do të kenë mundësinë që të shikojnë...