Art&Argëtim

Kush janë shqiptarët që do hapin koncertin e Maluma-s në Tiranë, në skenë me yllin latin

13 Mars 2022, 19:54 Nga DOSJA
Kush janë shqiptarët që do hapin koncertin e Maluma-s në

TIRANË– Juan Luis Londoño Arias, këngëtari kolumbian i njohur ndryshe si Maluma vjen nesër në Tiranë ku do të ndezë sheshin e madh të kryeqytetit. Por, mbrëmjen e 14 marsit, bashkë me Maluma-n në skenë do të ngjiten edhe këngëtarë shqiptarë. Deri më tani janë konfirmuar dy emra, Elgit Doda dhe Ronela Hajati. Të dy e kanë ndarë këtë lajm me fansat e tyre në Instagram. Madje Hajati paralajmëron një natë të nxehtë.

“Unë do të hap për shfaqjen e tij dhe nuk do të jetë thjesht një ngrohje, do të jetë CALIENTEEEE”, ka shkruar Ronela në Instagram.

 

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Koncerti i Malumas ishte parashikuar dy vite më parë, por u shty për shkak të pandemisë së Covid-19. Këtë 14 mars, ai do të jetë në Tiranë, ku do të qëndrojë vetëm një natë. Më pas do të largohet drejt Greqisë ku pritet të mbajë koncert më datë 18 mars. Në skenë me të do të jetë edhe këngëtarja shqiptare, Eleni Fuoriera.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz elgit doda maluma ne tirane ronela hajati elgit doda maluma ne tirane ronela hajati

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Mars 2022, 11:06

Zbulohet shuma marramendëse që do të paguhet Maluma

TIRANË- Këngëtari me famë botërore, Maluma do të jetë në Tiranë më datë 14 mars. Të gjithë fansat këngëtarit më në fund do të kenë mundësinë që të shikojnë...