Art&Argëtim

“Turp të kesh, të bëra shërbim”, Kiçja përplaset me Skerdin në studio, s’i bëri operacione

13 Mars 2022, 18:58 Nga DOSJA
“Turp të kesh, të bëra shërbim”, Kiçja

TIRANË– Fenomeni i rrjeteve sociale, Kiçja vazhdon të debatojë në “Shihemi në Gjyq” me doktorin Skerdi Faria lidhur me një promocion në trajtë bashkëpunimi mes tyre. Në dy kontrata të firmosura prej tyre që shfaqen në këtë rubrikë të “E diela shqiptare” në Tv Klan, te njëra parashikohen të gjitha klauzolat e bashkëpunimit, ndërsa tjetra është një kontratë e rregullt mjekësore ku shkruhen të gjitha rreziqet e operacioneve që pacienti është i gatshëm të pranojë. Kiçja pretendon se Skerdi Faria nuk e ka respektuar bashkëpunimin e tyre pasi nuk ka realizuar çdo ndërhyrje që ajo ka kërkuar, madje nuk i hap as telefonin.

Kiçe: Unë nuk e merrja vesh fare ça ishte kjo kontrata, nuk më interesonte fare, unë doja thjesht të bëja defektin që kisha dhe e bëra dhe dua ta falënderoj që ma ka bërë defektin.

Ardit Gjebrea: Je e kënaqur?

Kiçe: Po, e kënaqur jam.

Eni Çobani: Me hundën, po s’ka ardhur për hundën.

Kiçe: Unë kam ardhur, sepse zoti Ardit, e kam lënë dhe e kam nisur 100 herë këtë fjali. Kontrata thotë që zonja Kristiana Ndreçka tek ne do vijë, ja është këtu fjalia ku thotë “klinika impenjohet të realizojë falas me standardet më të larta çdo ndërhyrje  kirurgjikale kundrejt zonjës Kristiana Ndreçka”.

Eni Çobani: Falas, po.

Skerdi Faria: Në shkëmbim të  publicitetit në rrjetet sociale.

Siç e shpjegon edhe Eni Çobani, pjesa që përmend Skerdi Faria, është e shkruar në kontratë, të cilën ia lexon Kiçes, që pranon se nuk e ka parë më parë kontratën, thjesht ka pranuar të firmosë.

Kiçe: S’e dija këtë gjë unë. Pse s’ma ke thënë mua këtë gjë o doktor?

Skerdi Faria: S’ta kam thënë, por ta lexosh.

Kiçe: Ah po tani normale se të solla këtu unë, prandaj.

Më tej, Eni Çobani i shpjegon Kiçes pjesën e saj të kontratës, pra në çfarë konsiston shërbimi i saj në bashkëpunimin me klinikën e Skerdi Farias. Në të, parashikohet që ajo duhet të marketojë shërbimet e tij në çfarëdo platforme televizive apo sociale, në çdo dalje publike të sajën.

Kiçe: Ia kam bërë shërbimin unë zonja Eni. Më fal, pak a ta kam bërë shërbimin unë ty? Më thuaj çfarë të ka munguar ty? Reklamimi, marketingu? Ta kam bërë edhe në televizione të tjera. Turp të kesh! Turp të kesh, turp të kesh! Asgjë dhe mos fol fare, mbyllja mikrofonin se nuk dua ta dëgjoj fare. As fare nuk dua t’ia di. Edhe kontratën, a kam të drejtë t’ia gris kontratën dhe t’ia hedh nga surrati? Fare, nuk dua t’ia di.

Marrë nga tvklan.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz sociale kristiana ndreçka skerdi faria kristiana ndreçka skerdi faria

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Mars 2022, 11:06

Zbulohet shuma marramendëse që do të paguhet Maluma

TIRANË- Këngëtari me famë botërore, Maluma do të jetë në Tiranë më datë 14 mars. Të gjithë fansat këngëtarit më në fund do të kenë mundësinë që të shikojnë...