Sport

Truku i Milanit në golin e Kalulu: çfarë po bën Maignan jashtë fushës? Pioli zbulon…

13 Mars 2022, 14:05 Nga DOSJA
Truku i Milanit në golin e Kalulu: çfarë po bën Maignan

ITALI– Çfarë po bën Mike Maignan aty? Pozicioni i portierit të Milanit zgjoi kureshtjen në një ndeshje delikate ndaj Empolit, me kuqezinjtë që e zgjidhën me vështirësi atë takim. Në minutën e 19′ në një goditje dënimi, edhe nëse nuk ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e aksionit, ka edhe pjesëmarrjen e portierit francez në atë episod nga ku buron avantazhi i firmosur nga Kalulu.

Portieri la zonën dhe shkoi në gjysmën e mesit të fushës. Portieri bën gjeste, bërtet, tërheq vëmendjen e shokëve të skuadrës dhe u jep udhëzime. Por në lidhe me çfarë? Për të pasur një ide të qartë të skemës që kuqezinjtë po përgatiten të ekzekutojnë.

Goditja e Giroud përfundoi në barrierën e Empolit dhe ishte Kalulu që ia doli të shënojë.Pas ndeshjes Stefano Pioli do të fliste edhe për episodin në të cilin portieri ishte protagonist. “Pozicionimi i tij? Kjo është ajo që bëjnë skuadrat që duan të fitojnë ndeshjet, komunikimi është shumë i rëndësishëm, madje edhe për të rregulluar pozicionet e shokëve tanë- pohoi trajneri -. Majk gjithmonë përpiqet të kuptojë se si lëvizim ose si mbrohemi, ai është brenda lojës.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport maignan milan pioli maignan milan pioli

Sondazh

Poll