Bota

Po filmonte refugjatët në Ukrainë! DETAJE nga vrasja e gazetarit, plumbi i kapi qafën

13 Mars 2022, 13:20 Nga DOSJA
Po filmonte refugjatët në Ukrainë! DETAJE nga vrasja e gazetarit,

UKRAINË– Brent Renaud u vra nga ushtria ruse në Ukrainë. Gazetari dhe kolegu i tij i cili tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë po filmonin refugjatët duke ikur nga Irpi , kur u kapën nga të shtënat me armë zjarri në një postbllok. Renaud u qëllua në qafë dhe vdiq menjëherë ndërsa kolegu i tij u transferua në spital, raportojnë mediat e huaja.

Në një video në rrjetet sociale mund të dëgjoni versionin e gazetarit të plagosur që tregon sesi Renaud u godit nga plumbat në qafë. “Ne po filmonim refugjatët në arrati,” thotë ai.

Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës Anton Gerashchenko njoftoi se Brent Renaud vdiq në Ukrainë. Sipas Gerashchenko, shkaku i vdekjes ishin granatimet nga pushtuesit rusë.

“Pushtuesit vrasin në mënyrë cinike edhe gazetarë të mediave ndërkombëtare që po përpiqen të tregojnë të vërtetën për mizoritë e trupave ruse në Ukrainë. Sot, një korrespondent 51-vjeçar i medias me famë botërore Neë York Times u qëllua në Irpin”, shkroi Gerashchenko në kanalin e tij Telegram.

LAJMI KRYESOR: FOTO/ Vritet gazetari i New York Times në Ukrainë, plagoset kolegu i tij

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vritet brent renaud lufta ukraine-rusi vritet brent renaud

Sondazh

Poll

Bota 13 Mars 2022, 13:04

Papa Françesku: Ndaleni masakrën!

Papa Françesku ka dënuar ashpër sulmin rus në Ukrainë.“Në emër të Zotit, le të dëgjohet britma e njerëzve që po vuajnë dhe le të ndalen bombardimet e sul...