Bota

ME VIDEO/ Kandidati për president në Francë sulmohet me vezë

13 Mars 2022, 09:12 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Kandidati për president në Francë sulmohet me vezë

FRANCË– Kandidati për president në Francë, Eric Zemmour është goditur me vezë gjatë një takimi elektoral. Teksa po dilte nga vetura, një burrë që ishte në mesin e të grumbulluarve i hodhi vezën në kokë politikanit të djathtë. 63-vjeçari është një ndër kandidatët më të fortë që do ta sfidojë në garë presidentin aktual, Emmanuel Macron.

Supozohet se një lëvizje e tillë është pasojë e angazhimit të Zemmourit për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, me të cilën shumica dërrmuese e qytetarëve në Francë nuk janë dakord. Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen më 10 prill ndërsa dy javë më vonë balotazhi nëse është i nevojshëm.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll