Bota

Rusia dëmton manastirin historik të Ukrainës! Ushtria ruse shpërthen ‘Sviatogirsk Lavra’

13 Mars 2022, 08:25 Nga DOSJA
Rusia dëmton manastirin historik të Ukrainës! Ushtria ruse

UKRAINË– Një sulm ajror dëmtoi Lavrën historike të Fjetjes së Shenjtë të Ukrainës, Sviatogirsk Lavra, një manastir ortodoks në rajonin e Donetsk Oblast të Ukrainës lindore, raporton CNN. Disa njerëz u plagosën dhe u dërguan në një spital në qytetin lindor të Sviatogirsk, ndërsa të tjerët u trajtuan në vendngjarje. Askush nuk u vra, thuhet në deklaratën e parlamentit.

Shpërthimi, i cili ndodhi rreth orës 22:00 sipas kohës lokale të së shtunës, goditi 50 metra larg nga një urë që lidh bregun e djathtë dhe të majtë të lumit Siverskyi Donets, pranë një hyrje të manastirit. Shpërthimi dëmtoi dritaret e tempullit të manastirit dhe theu xhamat dhe dyert e një hoteli aty pranë.

Rreth 520 refugjatë po kërkonin strehim në manastir, duke përfshirë 200 fëmijë. Ka rreth 10,000 refugjatë dhe vendas në qytetin Sviatogirsk, thuhet në deklaratë. Peshkopi i manastirit, Mitropolitan Arseny, tha se nuk ka njësi ushtarake në Sviatogirsk dhe sulmi u shkaktua në një “qytet paqësor” dhe në një nga vendet më të shenjta të Ukrainës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sulm në Lviv, mesazhi i Zelenskyy për Rusinë, britanikët ‘shpërblehen’ për strehim

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 13 Mars 2022, 07:37

Analiza/ DW: BE dhe Ukraina, fituan meskinët

Llogaritet se Vladimir Putin fiton rreth një miliardë euro në ditë nga eksportet e naftës dhe gazit. Dhe sa më të larta të jenë çmimet, aq më shpejt mbus...