Bota

Në Ukrainë vijon lufta! NATO nis stërvitjen ushtarake në Norvegji, vendos 30 mijë trupa

13 Mars 2022, 08:31 Nga DOSJA
Në Ukrainë vijon lufta! NATO nis stërvitjen ushtarake në

NORVEGJI– Rreth 30 mijë ushtarë, 200 avionë dhe 50 anije nga 27 shtete do të vendosen në Norvegji për stërvitjen më të madhe që përfshin trupat e NATO-s këtë vit. Operacioni i koduar “Cold Response 2022” (Pergjigjja e Ftohtë 2022) do të nisë ditën e nesërme. Stërvitja ushtarake ishte planifikuar prej kohësh të ndodhte, raporton BBC, por përballë pushtimit të Ukrainës nga Moska, kjo stërvitje merr një vlerë më të madhe për vetë faktin se nuk është shumë larg kufirit me Rusinë.

Manovrat do t’u mundësojnë vendeve perëndimore të përmirësojnë aftësitë e tyre luftarake në klimën e ftohtë të Norvegjisë, duke përfshirë në Arktik, në tokë, në det dhe në qiell shkruan AFP

“Kjo stërvitje është jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurinë e Norvegjisë dhe aleatëve të saj “, tha për AFP ministri norvegjez i mbrojtjes Odd Roger Enoksen.

Drejtori i departamentit evropian të Ministrisë së Jashtme ruse, Sergei Belyayev deklaroi se anëtarësimi i mundshëm i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike dhe do të kërkonte që Rusia të merrte masa hakmarrëse.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi nato stervitja e nato lufta ukraine-rusi nato stervitja e nato

Sondazh

Poll

Bota 13 Mars 2022, 07:37

Analiza/ DW: BE dhe Ukraina, fituan meskinët

Llogaritet se Vladimir Putin fiton rreth një miliardë euro në ditë nga eksportet e naftës dhe gazit. Dhe sa më të larta të jenë çmimet, aq më shpejt mbus...