Aktualitet

‘Vëllai im është hidraulik nga Laçi, nuk ka X5’/ Protestuesja: E futën në qeli

13 Mars 2022, 12:29 Nga DOSJA
‘Vëllai im është hidraulik nga Laçi, nuk ka

TIRANË– Në protestën e sotme në kryeqytet ka folur edhe një qytetare nga Laçi, e cila ka reaguar pas deklaratave të kreut të qeverisë Rama që thote se protesuest janë me X5.

“Vëllai im është hidraulik nga Laçi, nuk ka X5″ u shpreh protestuesja duke lëshuar akuza ndaj qeverisë sepse e kanë futur në qeli.

“O kafshë, po lini kriminelët rrugëve”, tha ajo! Protestuesja: Erdha nga Firence, ku çmimet janë më të ulëta edhe pse janë shumë më të pasur. Erdha dhe e gjeta vëllanë në burg. Ai është vetëm 25 vjeç, punon me aq sa mundet, ka zanatin e tij. Doli për të protestuar dhe e futën në qeli.

Vëllai im është hidraulik, nga Laçi. Nuk ka X5, por ka makinën e punës, e arreston policia atë dhe lë drogaxhinjtë rrugëve. Jeni kafshë, ju nuk bëheni kurrë, por nëse bëhemi bashkë, mund ta luftojmë këtë qeveri./Marre nga Syri.net

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste per rritjen e cmimeve proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll