Aktualitet

Sherri për një femër/ Si u qëllua me thikë 22-vjeçari 17 ditë pas u rrëmbye dhe u kërcënu

13 Mars 2022, 11:57 Nga DOSJA
Sherri për një femër/ Si u qëllua me thikë

FIER-Zbardhet ngjarja e ndodhur sot në Roskovec, ku u plagos me thikë 22-vjeçari Julian Goga. Gazetari Ervis Kuçi raporoti për “BalkanWeb” se krimi është vazhdim i ngjarjes së ndodhur më 24 shkurt, ku sërish shënjestra ka qenë 22-vjeçari i plagosur sot me thikë.

Më 24 shkurt, Goga u rrëmbye, u dhunua dhe kërcënua nga dy vëllezërit Igli dhe Endri Ajdini, pasi i kishte ngacmuar të dashurën njërit prej tyre. Ishte vetë 22-vjeçari që denoncoi rrëmbimin e tij pasi u lirua dhe policia arrestoi dy vëllezërit Ajdini. Ndërsa sot ka qenë kunati i dy vëllezërve që e ka sulmuar duke e plagosur me thikë të riun.

NJOFTIMI I POLICISË FIER

Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe arreston autorin.Pas marrjes së njoftimit se në Roskovec ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. P., i cili për motive të dobëta, kishte goditur me thikë shtetasin J. G., 22 vjeç.Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 19 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.Shtetasi J. G. ndodhet në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve. Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Marrë nga Ballkanweb

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fier policia e fierit fier policia e fierit

Sondazh

Poll