Aktualitet

Paketa e Rezistencës Sociale! Rama: Rrisim pagën minimale! Protestat? Dalin me makina X5

13 Mars 2022, 08:55 Nga DOSJA
Paketa e Rezistencës Sociale! Rama: Rrisim pagën minimale! Protestat?

TIRANË– Protestat e zhvilluara nga qytetarët shqiptarë kundrejt rritjes së çmimit të ushqimeve të shportës dhe karburanteve për kryeministrin Edi Rama janë të turpshme. Gjatë takimit me punonjësit e pastiçerisë në Tiranë, kreu i qeverisë përsëriti edhe një herë pikat e paketës së rezistencës sociale që u prezantuan ditën e djeshme nga ai. 

Rama tha se do të ketë zerimi të taksës mbi pagat deri 40 mijë lekë të rinj dhe përgjysmimi i saj mbi pagat deri 50 mijë lekë të rinj, të cilat sipas tij hyjnë në fuqi në prill. Po ashtu bën të ditur se 20 miliardë lekë të rinj ose 200 milionë USD do te akordohen për të mbajtur të palëvizur çmimin e energjisë elektrike në faturat e familjarëve dhe bizneseve të vogla.

Çfarë përmban paketa? PLANI ME 7 PIKA.

1.13.6 mld dollarë për të indeksuar pensionet, përfitojnë 637. 542 pensionistë

2. 434 mijë përfitues, ne do të kompensojmë me lek në dorë rritjen e çmimeve të shportës që është 7%, qeveria do japë 30 mijë lekë të vjetra për 3 muaj rresht si kompensim për rritjen e çmime të shportës. Përfitojnë pensionistët e invaliditetit, që jetojnë vetëm, personat e aftësi të kufizuar të verbër, tetraplegjik dhe paraplegjik dhe familjet e skemës së ndihmës ekonomike.

3. Mbështetja për fermerët: 1.4 mld lekë, ose 14 mln dollarë me një shtesë plus 5 mln dollarë që do derdhet menjëherë

4. Shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur 500 mln lekë për të paguar diferencën e çmimit të biletës që asnjë udhëtar mos të preket nga rritja e çmimit të biletës.

5. Dy muaj përpara, ligji për zerimin e taksës mbi pagën deri në 400 mijë lekë, përgjysmimi taksës për pagat deri në 500 mijë lekë

6. Në prill paga minimale 320 mijë lekë të vjetra

7. 20 mld lekë të tjera, financimin e mburojës së çmimit të energjisë që të vazhdojë familjet dhe bizneset e vogla të paguajnë energjinë elektrike sikur s’ka ndodh asgjë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Nëpërmjet Ballkanit të Hapur’/ Rama: Po negociojmë me Serbinë për të marrë grurin…

PROTESTAT/ Rama: Dalin me X5 aty, bëjnë drita me iPhone. Turp i dheut!

I shqetësuar për komentet! Rama merr mikrofonin: Nuk e di nëse jemi në FB, po na shajnë…

Thirrja për biznesmenët, Rama: Lani mëkatet tuaja! Në varr s’ka karta krediti

‘S’është koha të vëmë kujën’/Rama prezanton pikat e paketës: Do Zoti kjo punë s’zgjat shumë

KRIZA/ Rama: Gjysëm milioni njerëz në Shqipëri do marrin 3 muajt e ardhshëm 30 mijë lekë

Rama: Do e rrisim pagën minimale çdo vit, në prill shkon 320 mijë lekë

(a.b/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama paketa e rezistencës sociale edi rama paketa e rezistencës sociale

Sondazh

Poll