Aktualitet

Dhuna dhe gazi në protesta! Kush i trajnoi efektivët shqiptarë për të shtypur tubimet

13 Mars 2022, 11:49 Nga DOSJA

TIRANË– Protestat në Tiranë dhe në të gjithë vendin vetëm sa janë shtuar gjatë viteve të fundit. Për shumë arsye!

Shpeshherë kryengritje të partive politike, e herë të tjera për pakënaqësinë e popullit lidhur me vendime që merr qeveria e Edi Ramës. E fatkeqësisht nuk kanë munguar as episodet e dhunës, edhe së fundmi kur qytetarët protestojnë për bukën e gojës kur kriza e urisë sa vjen dhe ndjehet më shumë.

Policia nuk e ka kursyer as grushtin dhe as shkelmat duke çuar së pari në spital dhe më pas në Komisariat qytetarët. Duke lënë kështu në të shkuarën gjithë metodologjinë e nxjerrjes në protestë të efektiveve femra, si strategji për të eliminuar dhunën nga dy palët. Derisa një ditë ndaloi. U përdor dhuna, gazi lotsjellës pa kursim.

Po ku i zbuloi Policia e Shteti këto manovra?

Sipas një artikulli të mediave turke, në korrik të vitit 2019, forcat turke trajnuan ato shqiptare në përballimin dhe menaxhimin e protestave. E që asokohe vihet re pika e kthesës. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, prezantoi teknikën e tij të përballimit të protestave, duke shpërndarë turmat me gazlotsjellës, e me dhunë edhe pse u pretendua se nuk u përdor kurrë e para nga Policia. E kjo trashëgimni vazhdon edhe sot… Qytetarët kanë frikë të dalin në protesta se nuk duan të përfundojnë në spitale, ndërsa sa herë ka tubime politike bëhen mburojë.

Tani është mjaft e qartë është marrë udhëzimi dhe trajnimi nga miku ynë dhe Policia që shuan çdo protestë kundër tij, presidenti turk Recep Tajip Erdogan. Atij i ka funksionuar sepse ka në pushtet 19 vite, ndoshta dhe Rama aq do të arrijë.

(k.m)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne protesta protesta kunder rritjes se cmimit te naftes turqi turqia trajon policet shqiptare dhuna ne protesta protesta kunder rritjes se cmimit te naftes turqi turqia trajon policet shqiptare

Sondazh

Poll