Politike

Anulim tenderash për të shmangur efektet e luftës në Ukrainë? Rama: I kemi minimizuar

12 Mars 2022, 17:48 Nga DOSJA
Anulim tenderash për të shmangur efektet e luftës në

TIRANË- Duke folur në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24, kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje kritikëve të cilët i kërkojnë ndalimin e tenderave, në kohë lufte.

Rama foli për një reduktim të tyre, fondet e të cilave tha ai do të përdoren për Paketën e Rezistencës Sociale.

Pjesë nga Intervista:

Ju flisni për luftë, kërkoni sakrificë të qytetarëve A do ishte një alternativë të ndaloheshin tenderat për mobilim zyrash PPP.

Rama: Nuk bëhen tendera për mobilim. Faktet janë të rëndësishme. Kam parë që dalin në tv e flasin për gjëra ireale e ju them se raporti është si ai 430 mln i famshëm. Sa herë ka krizë, shkohet te PPP thua se janë kot, apo s’kanë lidhje me popullin. Kë të heqim? Sterilizimin e pajisjeve spitalore? Unë mendoj që jo, njerëzve t’iu ofrojmë operacion të sigurtë. Të heqim analizat? Mendoj që jo. Të heqim dializën falas për njerëzit? Mendoj që jo. Të mbushin Tiranën me plehra e mos paguajmë për landifillin e Sharrës? Unë mendoj që jo. Këta nuk kuptojnë se nuk kanë lidhje me popullin. Kërkesa për chech up, ka kaluar pritshmëritë tona. Është diçka në shërbim të njerëzve.

Ju folët për një reduktim të tenderave .

Rama: Ato janë minimizuar dhe ne me këtë paketë që është masive, sigurisht që këto para i kemi spostuar nga të tjera. Kemi bërë lëvizje, shkurtime drastike në anë të tjera.

Ju thoni z. Rama se nuk është turp të kërkosh, cfarë kërkuat në Dubai?

Rama: Shkova se ishte dita e Shqipërisë në Expo 2020. Sipas linjës organizative, janë të ftuar një delegacion, me të gjitha shpenzimet të paguara, se këtu cfarë nuk dëgjojmë. Shtysë ishte takimi me Princin e Kurorës, ka rifituar ndjenjën e mirë për Shqipërinë. Është një nismë edhe personale. U gjend gati për tërmetit kemi folur edhe për këtë situatë. Nuk dua të them më shumë. Po të dëgjoje atë lidhur me pasojat e luftë ishte i shqetësuar për efektet në ekonomi inflacion. Problemi më i madh është ajo që thash, mungesa e energjisë.

Marrë nga BW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll