Aktualitet

Fermerët e Devollit protestojnë përballë Drejtorisë së Bujqësisë: Po fundosemi

13 Mars 2022, 09:36 Nga DOSJA
Fermerët e Devollit protestojnë përballë Drejtorisë

DEVOLL– Fermerët e Devollit protestuan ditën e sotme përballë Drejtorisë së Bujqësisë në hyrje të qytetit. Fermerët zhvilluan një protestë paqësore, ndërsa kërkuanuljen e çmimit të naftës, çmimeve të produkteve të tjera ushqimore si dhe uljen e çmimit të plehrave kimike.  Në një prononcim për mediat ata shprehen se po shkojnë drejt falimentimit dhe i bëjnë thirrje qeverisë të ulë taksat.

Nafta është kryesorja, dhe është jetike. Duhet të ndihmojë bujqësinë që të rrijë vërtetë. Neve na fundosi fare qeveria. Nuk po punojmë dot, do ti lejmë arat bosh. Bota i stimulon fermerët që punojnë, pasi është puna më e rëndë.’- u shprehën disa fermerë.

‘Nëse nuk do të ulen plehrat, si pesticidet dhe nafta ne do të jemi të falimentuar. Nëse nuk do të vërë dorën shteti qeveria ne do të falimentojmë.’- u shpreh një fermer.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fermeret e devollit protesta e fermereve fermeret e devollit protesta e fermereve

Sondazh

Poll