Politike

Zhupa propozon dorëheqjen e Bashës si kryetar: S’mund të sillemi sikur 6 marsi s’ka ndodhur

12 Mars 2022, 15:31 Nga DOSJA
Zhupa propozon dorëheqjen e Bashës si kryetar: S’mund të

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar, Zhupa ka propozuar ngritjen e një strukture që gëzon besimin e të dy palëve, e bashkim me mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha. 

“Kjo protestë sot tregon që populli opozitar është në shesh. Dhe ndaj çdo përpjekje e jona duhet të jetë si të fitojmë besimin e tyre për ti përfaqësuar e mundur Edi Ramën. Ndaj Partia Demokratike s’mund të diskutoj me e dyta apo e treta në zgjedhje, por duhet një plan bashkimi që ka si bazë votën e lirë të demokratëve. Nuk mund të qendrojmë sikur rezultati i zgjedhjeve te 6 Marsit nuk ka ndodhur dhe besoj ky është qendrim i çdo deputeti të PD qe e do partine dhe ka për detyre te komunikoj me demokratet dhe te garantoj qe ato vota te 25 prillit te shtohen dhe jo te pakesohen. Si zgjidhje propozoj terheqjen tuaj kryetar dhe duke u ngritur nje strukture qe gezon besim te paleve se tashme kemi dy pale dhe qe hap nje gare per drejtimin e partise qe shumica e demokrateve te vendos dhe te respektohen te gjitha pakicat qe mund te marri kushdo kandidat ne gare. Vota mund te zgjidh kete situate mendoj. Qe ne zgjedhjet e 2023 te shkojme si opozite e madhe qe mund te mundim Ramen per te miren e çdo qytetari,”– tha Zhupa.

LAJMI KRYESOR: Asnjë krah tij! 6 orë mbledhje, deputetët: Ti dhe Berisha bëni hap pas! Basha: I gatshëm!

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ina zhupa mbledhja e pd 12 mars 2022 ina zhupa mbledhja e pd 12 mars 2022

Sondazh

Poll