Bota

1 orë telefonatë! Zelenskyy bisedon me kryeministrin izraelit

13 Mars 2022, 08:06 Nga DOSJA
1 orë telefonatë! Zelenskyy bisedon me kryeministrin izraelit

UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri izraelit Naftali Bennett komunikuan së bashku mbrëmjen e kaluar për mënyrat për të ndaluar luftimet në Ukrainë dhe përpjekjet e Izraelit për të zgjidhur konfliktin, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit izraelit. Biseda mes dy liderëve zgjati më shumë se një orë, tha zyra e Bennett, raporton CNN.

Pas thirrjes, Zelensky shkroi në Twitter se ai foli me Bennett për “agresionin rus dhe perspektivat për bisedimet e paqes” dhe kërkoi ndihmë për të siguruar lirimin e “kryebashkiakut të robëruar të Melitopolit dhe figurave publike lokale”.

Më herët, zyrtarët izraelitë dhe ukrainas mohuan raportet se Bennett i bëri presion Zelenskit që të pranonte kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sulm në Lviv, mesazhi i Zelenskyy për Rusinë, britanikët ‘shpërblehen’ për strehim

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi zelenskyy lufta ukraine-rusi zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 13 Mars 2022, 07:37

Analiza/ DW: BE dhe Ukraina, fituan meskinët

Llogaritet se Vladimir Putin fiton rreth një miliardë euro në ditë nga eksportet e naftës dhe gazit. Dhe sa më të larta të jenë çmimet, aq më shpejt mbus...