Bota

Burri vret gruan shqiptare në Zvicër!Krimi në prani të fëmijëve, fqinjët: Jemi të tronditur

13 Mars 2022, 07:22 Nga DOSJA
Burri vret gruan shqiptare në Zvicër!Krimi në prani të

ZVICËR– Vrasja e gruas shqiptare në Zvicër ka ndodhur në prani të fëmijëve. Shqiptarja u gjet e pajetë ditën e djeshme në Rappersëil-Jona SG në orën 03.20. Ishte shqiptari nga Kosova i cili raportoi në qendrën e thirrjeve të urgjencës kantonale të St. Gallen në Zvicër se kishte lënduar rëndë gruan e tij. Patrulla e policisë bëri të mundur më pas arrestimin e tij.

Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë, që jetonin në të njëjtën familje. Fëmijët nuk kanë pësuar lëndime dhe po përkujdeseshin nga familjarët.

Ndërkohë, banorët e ndërtesës ku ndodhi krimi janë të shokuar. “Këtu jetojnë kaq shumë familje me fëmijë. Nuk do ta kisha menduar kurrë që diçka e tillë mund të ndodhte këtu”, thotë një banore. “Është një tronditje e vërtetë për të gjithë ne”, thonë ata.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni burri vret gruan ne zvicer zvicer burri vret gruan ne zvicer zvicer

Sondazh

Poll