Art&Argëtim

VD-“Ishin të ndaluar” Arta Dade tregon sakrificën për të veshur fustan të bardhë

11 Mars 2022, 10:15 Nga DOSJA
VD-“Ishin të ndaluar” Arta Dade tregon sakrificën për

TIRANË– Arta Dade ka rrëfyer sakrificën për të veshur fustan të bardhë në ditën e saj të martesës. Dade ka shpjeguar se për ata që kishin në familje një anëtarë partie e kishin të ndaluar të vishnin fustan të bardhë pasi konsiderohej si shfaqje e huaj. Gjatë një interviste në “Rudina” në Tv Klan, Arta ka treguar se me bashkëshortin nuk ka këmbyer unaza dhe se e ka pasur shumë të vështirë të gjente fustan të bardhë.

Arta Dade: Ishin ndaluar për ato që kishin në familje anëtarë partie dhe nuk duhej të vishnin fustan të bardhë, konsiderohej si shfaqje e huaj. Nuk kemi këmbyer as unaza dhe vendosëm të vishesha. Në fakt, nuk gjenim as fustan të bardhë. Është gjetur te një italiane që kishte filluar t’i sillte nga Italia. Në darkë kam veshur fustan që e kisha qepur vetë se që 12 vjeç i  qepja vetë rrobat e mia. Kanë qenë disa stofe të hollë kinezë që e qepa vetë për ta  mbajtur. U martova pa marrë diplomën se duhej të bëja 1 vit stazh, më pas të merrja diplomën. Djalin e kam lindur pas 1-2 vitesh, nuk doja që kur të mbroja diplomën të isha shtatzënë. Albi tani është 45 vjeç, kjo foto është 47. Nipin e kam 25 vjeç.

(d.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arta dade arta dade

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Mars 2022, 12:59

Eminem më i çertifikuar në historinë e RIAA

SHBA- Reperi ndërkombëtarë Eminem është bërë artisti më i certifikuar në historinë e Shoqatës së Industrisë së Regjistrimit të Amerikës. Lajmin e ndau RIAA në n...