Art&Argëtim

“Unë e dua këtë tokë”/Rrëfimi i këngëtares Ruslana: Kur të mbarojë lufta do vij në Shqipëri

11 Mars 2022, 10:58 Nga DOSJA
“Unë e dua këtë tokë”/Rrëfimi i

TIRANË– Këngëtarja ukrainase Ruslana ka folur për luftën në vendin e saj, duke u shprehur se ajo e do shumë atë tokë dhe do bëjë gjithçka që të fitoj luftën kundër Rusisë. Ndërsa këngëtarja me famë botërore nuk ka harruar as të bëj një premtim, gjatë intervistës së saj në emisionin “Rudina”, duke u shprehur se sapo të mbarojë lufta do vijë për vizitë në Shqipëri. Ndërsa nuk ka harruar që të japë edhe njëherë mesazhet e saj për paqe. 

PJESË NGA BISEDA:

Rudina Magjistari: Ku e gjeni gjithë këtë motivim, gjithë këtë forcë për të sakrifikuar edhe jetët tuaja për hir të vendit tuaj?

Ruslana: Unë e dua këtë tokë, do bëja gjithçka që të fitojmë luftën dhe të fitojë dashuria.

Rudina Magjistari: Cila do ishte thirrja që do të bësh sot publike nëpërmjet transmetimit tonë?

Ruslana:  Ju për ne jeni vëllezër e motra. Ne me ju kemi të ngjashëm mentalitetin. E duam shumë tokën tonë. Do doja ta thoja, e rëndësishme që jemi të gjithë bashkë. Mos mendoni që është lufta diku dhe po mbrohemi, ne do i mbrojmë të gjithë. Jemi shumë të fortë. E rëndësishme është që të kuptojmë që kemi një tokë, një jetë që duhet ta vlerësojmë dhe të bëjmë gjithçka për të. Dua vetëm të jemi të gjithë bashkë.

Në përshëndetjen e fundit përpara largimit, Ruslana ka edhe një premtim për Shqipërinë.

Ruslana: Mos harroni që unë ju dua shumë dhe kur të mbarojë lufta do vij tek ju me “Wild Dances”. Ju falënderoj

Këngëtarja që përfaqësoi Ukrainën në Eurovizion me “Wild Dances” në vitin 2004, shprehet se dëshira e saj e vetme është fitorja dhe liria.

(d.k.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz lufta ukraine-rusi ruslana lufta ukraine-rusi ruslana

Sondazh

Poll