Bota

Zelenskyy: Kryebashkiakun e Melitopolit po e torturojnë rusët

12 Mars 2022, 21:08 Nga DOSJA
Zelenskyy: Kryebashkiakun e Melitopolit po e torturojnë rusët

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi lirimin e kryetarit të bashkisë së Melitopolit pas rrëmbimit të tij të dyshuar nga trupat ruse, gjë që shkaktoi protesta lokale. Dailymail shkruan se presidenti ukrainas tha se kapja ishte një përpjekje për të gjunjëzuar qytetin dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të Ivan Fedorov. Zelensky gjithashtu u bëri thirrje forcave ruse që t’i dëgjojnë thirrjet e banorëve në qytetin e pushtuar të Melitopolit, të cilët protestuan për të kërkuar lirimin e Ivan Fedorov.

Në një konferencë për shtyp, Zelensky tha: Kryebashkiaku i Melitopol është gjallë, por po e torturojnë për të deklaruar mbështetjen e tij për Rusinë në një video. Kërkesa është e thjeshtë – të lirohet Fedorov nga robëria menjëherë.

Zyrtarët ukrainas dhe Zelensky pretenduan të premten se 10 ushtarë rusë kishin rrëmbyer Ivan Fedorov nga qendra e krizës së qytetit, ndërsa ai kishte një çantë mbi kokë.

LAJMI KRYESOR:LUFTA!Rusia përdor municione ‘memece’, Zelenskyy: Fazë e re terrori

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ivan fedorov lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky ivan fedorov lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll