Bota

Lufta në Ukrainë, OKB: 1,581 viktima civile, dhe 1,002 të plagosur që nga nisja e pushtimit

12 Mars 2022, 17:05 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, OKB: 1,581 viktima civile, dhe 1,002 të

UKRAINË- Kombet e Bashkuara kanë regjistruar 1,581 viktima civile, dhe 1,002 të plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. CNN shkruan se mes të vdekurve janë 42 fëmijë, me 54 fëmijë mes të plagosurve. Numri më i madh i viktimave u regjistrua në zonat ende nën kontrollin e qeverisë ukrainase.

Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa dhe ajrore“, sipas raportit të OKB-së.

Zyra e organizatës për të drejtat e njeriut beson se numri aktual i viktimave është dukshëm më i lartë veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe veçanërisht ditët e fundit pas raporteve për armiqësi të forta në rajone si Kharkiv, Mariupol dhe Donetsk, ku ka pretendime për qindra viktima civile.

LAJMI KRYESOR:LUFTA!Rusia përdor municione ‘memece’, Zelenskyy: Fazë e re terrori

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi okb lufta ukraine-rusi okb

Sondazh

Poll