Bota

Lufta në Ukrainë, bombardohet kolona e evakuimit në Kiev nga trupat ruse, 7 të vdekur

12 Mars 2022, 18:00 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, bombardohet kolona e evakuimit në Kiev nga

UKRAINË- Shtatë civilë janë vrarë pasi forcat ruse sulmuan një autokolonë evakuimi pranë Kievit. Metro shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur agjencia inteligjente ukrainase.

Në mesin e viktimave ishte një fëmijë, dhe autokolona, ​​me njerëz nga fshati Peremoha, përbëhej ekskluzivisht nga gra dhe fëmijë. Në një deklaratë, shërbimi i inteligjencës tha: Pas sulmit, pushtuesit i detyruan mbetjet e kolonës të kthehen në Peremoha dhe nuk po i lënë të dalin nga fshati.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët që kur Vladimir Putin filloi pushtimin e tij më 24 shkurt.

LAJMI KRYESOR:LUFTA!Rusia përdor municione ‘memece’, Zelenskyy: Fazë e re terrori

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll