Politike

VD-Gazment Bardhi: Zgjidhja vjen vetëm prej bashkimit

12 Mars 2022, 16:24 Nga DOSJA
VD-Gazment Bardhi: Zgjidhja vjen vetëm prej bashkimit

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha duhet të tërhiqen, pasi të dy janë kthyer në një problem për PD-në. Sipas Bardhit, lajm i mirë është që Basha është ofruar për zgjidhje, ndërsa e konsideron si lajmin e ditës.


“Dua të qartësoj edhe njëherë qëndrimin tim në mbledhje, kam vlerësuar dhe gjykuar se situata e rëndë kërkon zgjidhje nëpërmjet bashkimit, i kam kërkuar për të zgjidhur situatën Bashës të tërhiqet së bashku me shkaktarin tjetër të problemit, zotit Berisha. Tëheqja e tyre sjellë bashkimin e PD. Do të duhet të gjejmë zgjidhje përtej dy individëve, sa kohë ka një problematikë të shkaktuar nga të dy, do të duhet të tërhiqen që të gjejmë rrugën e zgjidhjes,vetëm të bashkuar fitojmë e mund të bëhemi alternativë. Ndryshe do jetë e pamundur. Zgjidhja vjen vetëm prej bashkimit. Interesi për PD duhet të prevalojë. Basha u ofrua për zgjidhje, ky është lajm i mirë. Ky është lajmi sot. Sa kohë ka një krizë në PD, të shkaktuar nga një vendimmarrje, të dy janë kthyer në problem për PD. Të dy duhet të tërhiqen,”-tha Bardhi.

LAJMI KRYESOR: Asnjë krah tij! 6 orë mbledhje, deputetët: Ti dhe Berisha bëni hap pas! Basha: I gatshëm!

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha mbledhja e pd 12 mars 2022 lulzim basha mbledhja e pd 12 mars 2022

Sondazh

Poll