Politike

Me zërin e dridhur e me lot në sy, deputetja e LSI-së kërcënon Ramën: Nëse provon të shkarkosh Metën… (VD)

8 Korrik 2019, 17:27 Nga DOSJA
Me zërin e dridhur e me lot në sy, deputetja e LSI-së

TIRANË– Deputetja e LSI-së, Elda Hoti në fjalën e saj gjatë seancën plenare për votimin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është prekur. 

Me lot në sy dhe me zërin që i dridhej Elda Hoti ka paralajmëruar maxhorancën se nëse shkarkonte Metën do të kuptonte se nuk kishte parë gjë akoma. 

“E keni mbajtur fjalën kur keni thënë se nuk keni gjë akoma.  Nëse do provoni ta shkarkoni kryetarin e shtetit atëherë ju nuk keni parë gjë akoma,”-tha Hoti. 

Kuvendi ka miratuar sot ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. 102 deputetë nga opozita dhe maxhoranca votuan pro ngritjes së Komisionit.

Opozita e re ishte e përçarë, ndërsa maxhoranca e vendosur që t’i shkonte nismës deri në fund. Rama nga Kuvendi iu përgjigj të gjitha deklaratave të Metës duke e quajtur armik të demokracisë dhe Kushtetutës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elda hoti ilir meta seanca plenare 8 korrik 2019 elda hoti ilir meta seanca plenare 8 korrik 2019

Sondazh

Poll