Bota

Kurti takohet me Lajçak në Turqi, biseduan për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi

12 Mars 2022, 12:53 Nga DOSJA
Kurti takohet me Lajçak në Turqi, biseduan për hapat e

TURQI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Antalia të Turqisë.

Në një postim në Twitter Lajcak tha se ata diskutuan për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi.

është takuar sot me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ndërsa theksoi se kanë biseduar për hapat e ardhshëm konkret për dialogun në rrethanat aktuale.

Sot në mëngjes në Antalia pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për hapat e ardhshëm, konkret për të çuar përpara agjendën tonë të përbashkët në rrethanat aktuale”, shkruan Lajçak.

Ditë më parë në Bruksel është zhvilluar takimi i gjashtë i grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve. Ekspertët e BE-së ndihmuan të dy delegacionet në identifikimin e të gjitha opsioneve ekzistuese dhe implikimet e tyre teknike.

(d.a/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota albin kurti dialogu kosove-serbi miroslav lajčák albin kurti dialogu kosove-serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll