Bota

Rusia paralajmëron se dërgesat perëndimore të armëve në Ukrainë janë objektiva ushtarake

12 Mars 2022, 12:35 Nga DOSJA
Rusia paralajmëron se dërgesat perëndimore të armëve

UKRAINË- Një diplomat i lartë rus ka paralajmëruar se Moska tani i konsideron dërgesat e armëve në Ukrainë si objektiva legjitime ushtarake.

Në komentet që do të ngjallin frikë për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit, zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov tha se Rusia e bëri të qartë qëndrimin ndaj SHBA-së.

Ai tha se Rusia “paralajmëroi SHBA-në se pompimi i armëve nga një numër vendesh që ajo orkestron nuk është vetëm një veprim i rrezikshëm, është një veprim që i bën ato kolona objektiva legjitime”.

Ryabkov denoncoi gjithashtu sanksionet e SHBA kundër Moskës si një “përpjekje të paprecedentë për t’i dhënë një goditje serioze sektorëve të ndryshëm të ekonomisë ruse”, por këmbënguli se Rusia do të vepronte në një mënyrë të matur për të shmangur dëmtimin e vetvetes.

Ai tha se Rusia nuk kishte ndërmend të dëbonte mediat dhe bizneset perëndimore, duke shtuar: “Ne nuk do ta përshkallëzojmë situatën“.

LAJMI KRYESOR/LUFTA!Rusia përdor municione ‘memece’, Zelenskyy: Fazë e re terrori

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sergei ryabkov lufta ukraine-rusi sergei ryabkov

Sondazh

Poll