Bota

Zgjedhjet në Serbi, certifikohet lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës

12 Mars 2022, 13:01 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Serbi, certifikohet lista e Koalicionit të

SERBI– Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se është certifikuar lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, për zgjedhjet e prillit në Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka njoftuar se  kjo listë do të ketë numrin 16 dhe në të marrin pjesë tri parti.

“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të  jetë  Lista me numër 16. Me të njëjtin numër që morëm pjesë edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020. Me 3 parti nënshkruese PVD, PD dhe LPD”, shkruan Kamberi.

Në këtë listë janë dhjetë kandidat për deputetë.

“Me 10 kandidatë për deputet nga të tri komunat e Luginës së Preshevës. Me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në të. Me numër 16 u certifikua gjithëpërfshirja e Luginës së Preshevës për vazhdimin e betejës së dinjitetshme politike, përfaqësimin dinjitoz e të pakompromis si përpjekje për të përfaqësuar sa më mirë shqiptarët dhe interesat  kolektive”, thuhet në njoftimin e Kamberit. /Telegrafi/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni deputeti shqiptar shaip kamberi lugina presheves zgjedhjet në serbi deputeti shqiptar shaip kamberi lugina presheves zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll