Aktualitet

Gjenden 8 gramë kanabis në burgun e Vlorës, SHKB nis hetimet

12 Mars 2022, 11:25 Nga DOSJA
Gjenden 8 gramë kanabis në burgun e Vlorës, SHKB nis hetimet

VLORË- Në burgun e vlorës janë gjetur tetë gramë kanabis gjatë një kontrolli të bërë mbrëmjen e djeshme. Bëhet me dije se droga u gjet pas kontrolleve në disa qeli nga Policia e Burgut të Vlorës, që erdhën si pasojë e disa informacioneve të marra në rrugë operative.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të burgjeve kanë nisur verifikimet në bashkëpunim me policinë e shtetit për të zbuluar se si u fut e kanabisi në burg.

Kujtojmë se më 1 shkurt në burgjet në vend u zhvillua një operacion që vuri në pranga 28 persona, zyrtarë, policë burgjesh, biznesmenë dhe të burgosur që e kishin kthyer aktivitetin kriminal brenda qelive. Super operacioni i Policisë zbuloi se të dënuarit për vepra të rënda penale kanë vijuar aktivitetin e tyre kriminal edhe brenda qelisë. Policët e burgjeve kanë bashkëpunuar me ta duke mundësuar futjen e qeli të drogës dhe sendeve të paligjshme dhe transportin e saj nga njëri burg në tjetrin, duke komunikuar lehtësisht. Droga transportohej në trinomin burg i Peqinit-burgu i Drenovës- paraburgimi i Elbasanit dhe të gjitha këto veprime kryheshin kundrejt përfitimeve, ku si rezultat i këtij operacioni i sekuestruan 4 mln lekë brenda në burg.

(j.c)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne burgun e vlores kanabis ne burgun e vlores

Sondazh

Poll