Aktualitet

Qytetarët i ka poshtë zyrës, Rama: Pakicë e çartur, mua më ka zgjedhur populli!

12 Mars 2022, 10:33 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë për protestën që po ndodh poshtë zyrës së tij, kundër rritjes së çmimeve të produkteve të shportës dhe karburantit. Në një koment, Rama shkruan duke u munduar të justifikohet se rritja e çmimeve është pasojë prej luftës, ndërsa shtoi se sot qeveria e tij do të dalë me skenarë për përballimin e pasojave. Edhe pse qytetarët kanë 4 ditë që protestojnë.

“Sot do te kemi skenaret e perballimit te ketyre pasojave! Sa per fuqine e popullit, une jam ne kete detyre pikerisht fale asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicen qe shan, mallkon, abuzon, paturpesisht fare, duke akuzuar papushim per vjedhje pa piken e turpit, tamam me logjiken e hajdutit qe cdo gje dhe cdo njeri e lidh me vjedhjen, nderkohe qe po te ishte per te vjedhur mbante te tjere ketu ne vendin tim fuqia e popullit!,”-shkruan ndër të tjera Rama.

REAGIMI I RAMËS PËR PROTESTËN:

Komentuesi: Me kujtohet ai rasti kur ra termeti dhe ndihma po shkonin per familje ne nevoje, njeri prej tyre po vidhte ndihmat dhe policia e gjeti dhe e denoi. Ne fatkeqsi humanizmi eshte me e pakta qe mund te bejme. Njesoj edhe sot, ne fatkeqsi humanizmi eshte me e pakta, por per ju dehen 4 dite proteste qe te beni levizjen me te vogel dhe akoma do shohim cdo te beni. Ju jeni njesoj si ai qe vidhte ne ate moment, por me ju nuk ka kush ju denon se keni zaptuar cdo gje dhe fuqia e popullit eshte e vogel para madheshtise se vjedhjes dhe arrogances tuaj. Shqiperia nuk eshte me e Shqiptareve por slogan i historise se ril8ndasve se tere rinia jashte, truro i nje kombi energjia e nje kombi, dija e nje kombi iken, vazhdoni ju se do korrni atë qe keni bere mes nesh.

Edi Rama: Sa per ate proteste nderkohe qe tere Europa, perfshire edhe Shqiperine, perballet me pasojat e para fare te nje lufte, jo 4 dite po 4 muaj apo 4 vjet te vazhdoje asgje nuk do kisha bere dhe s’kam pritur ata qe shajne e ulerijne as per te mbrojtur familjen tende nga rritja e cmimit te energjise dhe as per t’ju thene te tereve se brenda javes, domethene sot do te kemi skenaret e perballimit te ketyre pasojave! Sa per fuqine e popullit, une jam ne kete detyre pikerisht fale asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicen qe shan, mallkon, abuzon, paturpesisht fare, duke akuzuar papushim per vjedhje pa piken e turpit, tamam me logjiken e hajdutit qe cdo gje dhe cdo njeri e lidh me vjedhjen, nderkohe qe po te ishte per te vjedhur mbante te tjere ketu ne vendin tim fuqia e popullit! Jo mor jo, do s’do kjo pakice e cartur, nuk jane te tere hajdute dhe nuk jane te tere sharlatane, po ka edhe ndryshe, keshtu qe vazhdoni protesten tani se une kam detyre te mbroj popullin nga pasojat e luftes, jo ata qe flasin percart ne emer te tij!

LAJMI KRYESOR: Dita e katërt e protestave, Shqipëria në revoltë për çmimet, Rama ngre Bordin për naftën

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama proteste kunder rritjes se cmimeve edi rama proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll