Aktualitet

Mori pjesë në protestën e Korçës, procedohet penalisht deputeti Edmond Spaho

12 Mars 2022, 07:36 Nga DOSJA
Mori pjesë në protestën e Korçës, procedohet

KORÇË– Deputeti Edmond Spaho është ndër 10 personat e proçeduar penalisht pas protestës së organizuar në Korçë ditën e djeshme kundër rritjes së çmimeve.

Sipas njoftimit të policisë së Korçësm këta 10 persona penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së ditës së djeshme dhe kundërshtuan e nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të zhbllokuar rrugën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal për shtetasit E. S., 63 vjeç; O. P., 16 vjeç; E. J., 26 vjeç; E. D., 43 vjeç; M. G., 32 vjeç; M. S., 18 vjeç; M. B., 42 vjeçe; Xh. Xh., 24 vjeç; Y. P., 29 vjeç dhe F. B., 21 vjeç.

Këta shtetas ditën e djeshme, janë organizuar dhe kanë zhvilluar një protestë në hyrje të qytetit të Korçës, e cila më pas ka kaluar edhe në zona të tjera të qytetit, ku kanë penguar qarkullimin e automjeteve dhe gjatë thirrjes së policisë për zhbllokimin e rrugës, këta shtetas kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve, sepse do të përballen me forcën e ligjit.

Lajmi kryesor/Morën pjesë në protesta, procedohen penalisht 60 persona mes tyre dhe ish-deputeti

(d.a/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edmond spaho proteste kunder rritjes se cmimeve edmond spaho proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll