Aktualitet

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, procedohen penalisht 6 persona

12 Mars 2022, 08:21 Nga DOSJA
Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, procedohen

TIRANË– 6 persona janë proceduar penalisht nga policia e Tiranës pas pjesmarrjes në protestën e organizuar kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe produkteve të tjera.

Në njoftimin e saj policia thotë se të 6 të proceduarit kanë penguar qarkullimin e mjeteve publike dhe kanë prishur rendin dhe qetë sinë publike.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit, dhe prishën rendin dhe qetësinë publike gjatë protestës së ditës së djeshme, procedohen penalisht 6 shtetas.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 11 mars 2022, bazuar në provat e grumbulluara, proceduan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– E. D., 33 vjeç, R. R., 25 vjeç, B. M., 19 vjeç, L. Xh., 29 vjeç, A. S., 30 vjeç dhe B. M., 20 vjeç.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 11 mars 2022.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit.

Lajmi kryesor/Morën pjesë në protesta, procedohen penalisht 60 persona mes tyre dhe ish-deputeti

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes protesta kunder rritjes se cmimit te naftes policia e tiranes protesta kunder rritjes se cmimit te naftes

Sondazh

Poll