Bota

LUFTA/Ukraina akuzon Rusinë për terrorizëm, Putin jep sinjale për ‘zgjidhje pozitive’

11 Mars 2022, 07:53 Nga DOSJA
LUFTA/Ukraina akuzon Rusinë për terrorizëm, Putin jep sinjale

UKRAINË– Dita 16 e luftës së Rusisë me Ukrainën. Presidenti Zelenskyy është i shqetësuar se Rusia mund të përdorë armë kimike si dhe i ka akuzuar për ‘terrorizëm bërthamor’ pasi një reaktor bërthamor u bombardua. Në orët e para të mëngjesit qyteti i Dnipro u godit nga një sulm me raketa. Kjo është raportuar nga agjencia ukrainase, Ukrinform, e cila citon shërbimet e urgjencës shtetërore të Ukrainës (Ses), sipas të cilave, në të paktën tre sulme, një kopsht fëmijësh, një ndërtesë apartamentesh dhe një fabrikë këpucësh.

Disa orë më parë, Ukraina tha se aeroplanët rusë synonin qëllimisht fshatin bjellorus nga hapësira ajrore ukrainase si një pretekst që Minsku t’i bashkohej luftës. Ky lajm u publikua pasi presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko fluturoi në Moskë për bisedime me Vladimir Putin. Qendra shtetërore e Ukrainës për Komunikime Strategjike tha se Bjellorusia do të nisë një pushtim të Ukrainës brenda dy orëve të ardhshme.

Ukraina ka organizuar 12 korridore të reja evakuimi, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një fjalim nga rrugët e Kievit të premten. Ai shtoi se ngarkesa me ushqime dhe ilaçe është në rrugë për në qytetet dhe qytezat e Izyum, Enerhodar, Volnovakha, Polohy, Bucha, Hostomel, Borodyanka, Andriivka, Mykulychi Makariv, Kozarovychi dhe Mariupol.

Forcat ruse janë afruar tre milje (5 km) më afër Kievit në 24 orët e fundit, thotë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane. Ndërsa lidhur me evakuimin e popullsisë, Kievi Zyrtar thotë se ende asnjë civil nuk është evakuuar nga Mariupol për shkak të bombardimeve të forta ruse, të cilat nuk lejojnë as dërgimin e ndihmave humanitare të dërguara nga qeveria e Kievit.

Bisedimet e paqes mes ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë në Turqi përfunduan pa ndonjë përparim drejt armëpushimit. Në 24 orët e fundit, Rusia tha se korridoret humanitare do të hapen çdo ditë në orën 07:00 GMT për të lejuar evakuimin e civilëve. Nuk dihet nëse kjo do të respektohet nga Rusia.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VIDEO/ Rrëmbehet kryebashiaku i Melitopolit, pamjet tregojnë momentin që e ngjarjes

Rusia në OKB: Ukraina dhe SHBA duan të përhapin armë biologjike. Kundërshton Shqipëria

Presidenti finlandez paralajmëron Putin: Lufta në Ukrainë po ndikon negativisht

YouTube bllokon kanalet e mediave ruse të financuara nga shteti në mbarë botën

Ngrihet shqetësimi, Ukraina ka frikë se Bjellorusia do ta pushtojë sonte

Analisti amerikan: Asnjëra nga trajektoret e mundshme të luftës nuk është e mirë

Senatorët republikan kundërshtjnë Biden: Furnizo Ukrainën me armë dhe avion luftarak

Zëvendëspresidentja e SHBA, Harris: Putin nuk është i interesuar për “diplomaci serioze”

Biden: Rusia do të paguajë një çmim të rëndë nëse përdor armë kimike

Zelenskyy: Kemi organizuar 12 korridore të reja evakuimi

Macron: Ne do të jemi atje për të ndihmuar Ukrainën të qëndrojë në këmbë

Rreziku i një përballje Rusi-SHBA, trupat amerikane vendosen në Poloni

Analiza e CNN/ Lufta është e Putin jo e Rusisë

Vullnetarët italianë në ndihmë të autoriteteve ukrainase për të shpëtuar kafshët nga lufta

Pamje nga Kievi, si i ndërtojnë bombat molotov ukrainasit

‘Çernobili ende pa drita’, Ukraina hedh poshtë pretendimet e Kremlinit

Pasojat e luftës, Danimarka rifillon ndërtimin e lidhjes së gazit Norvegji-Poloni

Suedia pret 76,000 refugjatë ukrainas në muajt e ardhshëm

Klitschko: Linjat e furnizimit janë hapur, njerëzit kthehen për të luftuar ndaj rusëve

Rusia ka lëshuar 328 raketa në qytetet e Ukrainës që nga fillimi i luftës

Sulmohet për herë të parë perëndimi i Ukrainë, forcat tokësore ruse po rigrupohen

TRAGJIKE/ Nuk i hapet parashuta, vdes piloti rus në Ukrainë (FOTO)

Inteligjenca ukrainase: Rusia po përgatit një sulm terrorist në Çernobil

Rusia tërhiqet nga Këshilli i Europës 7 ditë pas përjashtimit, i bashkohet Bjellorusisë

Stoltenberg: Lufta e Ukrainës me Rusinë nuk mund të shndërrohet e NATO-S

Bisedat telefonike mes Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron po zhvillohen tashmë çdo dy ditë

Mbështetja ndaj Ukrainës, Britania shton listën e sanksioneve ndaj Rusisë

Zelenskyy: Ukraina ka arritur një ‘pikë kthese strategjike’ në konflikt

“Përshëndetje përbindëshat rusë, unë vij për shpirtrat tuaj”, rikthehet fantazma e Kievit

‘Ndryshime pozitive’, Putin ofron shpresë për bisedime para takimit me Lukashenkon

Çfarë është një krim lufte dhe a mund të ndiqet penalisht Putini për sulmet në Ukrainë?

‘Pushtimi i Ukrainës më i keq se Afganistani’, televizioni rus ‘thyen’ propagandën

Lufta në Ukrainë, Peshkov: Nuk përjashtohet mundësia e një takimi Putin-Zelenskyy

Shpërthim i fuqishëm në Kroaci, dyshohet se është një dron nga Ukraina

Putin dhe Lukashenko takohen në Moskë

Ministri i Mbrojtjes Reznikov: Forcat ruse kanë vrarë më shumë civilë ukrainas se ushtarë

CIA: Vladimir Putin nuk ka rrugëdalje nga kjo luftë, po fiton kohë me negociata false

Kremlini në “panik”: META ndalohet në Rusi nëse raporti i Reuters del i vërtetë

Katastrofë në Ukrainë, gati 1 milion qytetarë pa energji elektrike

BBC: Kur dhe si do të mbarojë lufta në Ukrainë

“Nën presion psikologjik”, çfarë është duke ndodhur në Uzinat Bërthamore të Ukrainës

Chernihiv ngelet pa ujë të pijshëm pas bombardimeve ajrore ruse

HARTA-MOMENT/ Ku janë forcat ruse afër Kievit tani?

Borrell: Komisioni Evropian do të dyfishojë ndihmën ushtarake për Ukrainën

FOTOT/ Jeta e trishtë në Kiev ndërsa Rusia vazhdon sulmin

Putin mirëpret vullnetarë për të luftuar në Ukrainë

Ukraina ka pësuar 119 miliardë dollarë humbje për shkak të luftës

Këshilli i Sigurimit! Putin: Ne do ndihmojmë ata që janë në zonën e konfliktit

Mbretëria e Bashkuar: Nëse Rusia përdor armë kimike në Ukrainë, do ta pësojë keq

Ukraina shpreson të rihapë korridoret humanitare (HARTA-PIKAT)

Laboratorë nga SHBA në Ukrainë, Zelenskyy e mohon me forcë: Ne nuk kemi armë kimike

Më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina

Navalny thirrje rusëve për protesta: Jeni shtylla e lëvizjes kundër luftës dhe vdekjes

Rusët sulmojnë spitalin psikiatrik në Kharkiv me 330 pacientë

Rusia nxit Serbinë për të hapur konflikte në Ballkanin Perëndimorë

Kamala Harris shkon në Rumani! SHBA përpiqet të sigurojë aletatët kundër Rusisë

Gjyshi skocez i bashkohet ushtrisë ukrainase për të luftuar kundër Rusisë

Shpërndahet autokolona ruse në Mariopuli, zhvendoset diku tjetër, cili është objektivi?

U kërkua nga Rusia! Sot mbledhja e Këshillit të Sigurimit për armët biologjike

Kina: Situata në Ukrainë është shqetësuese

Si ndikon lufta në Ukrainë ndaj turizmit në Eropën Lindore

Qyteti me rëndësi strategjike ‘në dorë’ të rusëve! Ushtria pushton Volnovakha

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës: Rusia po ‘rrëmben’ të burgosurit tanë, i përdor për luftë

Ushtria ruse zgjeron objektivin! Goditet Lutsk dhe Dnipro, Rusia konfirmon sulmet

Pas Ukrainës, kush do të jetë në objektivin e Rusisë?

(A.B)/DOSJA.AL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll