Bota

Baerbock në Mitrovicë: Shpresoj që herë tjetër të pimë kafe në jug, e të hamë darkë në veri

11 Mars 2022, 16:19 Nga DOSJA
Baerbock në Mitrovicë: Shpresoj që herë tjetër të

KOSOVË– Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është shprehur optimiste në rregullimin e marrëdhënieve në mes të dyja anëve të Mitrovicës.

Baerbock sot ka vizituar qytetin e Mitrovicës, ku nga atje tha se shpreson që një ditë ura të jetë e hapur dhe të pinë kafe në jug, e të hanë darkë në veri.

“Shpresoj që herën tjetër të pimë kafe në jug e të hajmë darkë në veri”, u shpreh kryediplomatja gjermane në takimin me kryetarët.

Në anën tjetër edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza u shpreh i gatshëm për t’ju shërbyer të gjithë qytetarëve të qytetit, pa dallim.

Ndërsa edhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Milan Radojevic u shpreh i hapur për bashkëpunim.

Ministrja e Jashtme gjermane, gjatë vizitës së djeshme në Kosovë takoi presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ajo në Prishtinë ka folur për vizat dhe situatën në Ukrainë, si dhe për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova.

Në një konferencë për media së bashku me kryeministrin, Baerbock rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën, në këtë kuadër edhe për çështjen e liberalizimit të vizave./Express/

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti annalena baerbock ne kosove vjosa osmani albin kurti annalena baerbock ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 11 Mars 2022, 15:18

Analiza e CNN/ Lufta është e Putin jo e Rusisë

Analizë nga Nic Robertson, CNNPo largohem nga Moska i zemëruar dhe i trishtuar.Ndjehet si një kalim nga errësira në dritë, por të lënë pas miq të bllokuar në vi...