Bota

Piloti rus i kapur rob rrëfen gjithçka: Na thanë se po sulmonim në zona ushtarake

11 Mars 2022, 18:10 Nga DOSJA
Piloti rus i kapur rob rrëfen gjithçka: Na thanë se po sulmonim

UKRAINË– Piloti i kapur i aeroplanit luftarak rus të rrëzuar nga Ukraina, Aleksandir Krasnayarzev, pranoi se ata goditën zonat civile.

Ministria e mbrojtjes të Ukrainës, u bëri thirrje ushtarëve rusë me videon ku dëgjohet të flasë  Krasnayarzev, që do t’u jepet një shpërblim monetar prej 1 milion dollarësh për ata që do të dorëzojnë një avion luftarak në Ukrainë.

‘Kam marrë pjesë në fluturime luftarake në territorin e Ukrainës. Fluturova 3 herë, dhe herën e tretë u godita. Na thanë se po punonim në zona ushtarake, por koordinatat e dhëna rezultuan se ishin vendbanime civile në Chernigov. Nga ana tjetër, ne përdorim bomba të pakontrollueshme për të arritur më shumë viktima. Pashë me sytë e mi se vendbanimet u shkatërruan pas sulmeve tona ajrore. Në qytetin e Mariupolit është goditur spitali i fëmijëve. Bërtituni ushtarëve rusë. Mos shkoni në luftë kundër Ukrainës. Mos vrisni fëmijë dhe gra.”-tha Krasnayarzev.

Ushtria ruse goditi tubacionin e gazit natyror në Svitlodarsk, në rajonin Donets të Ukrainës. Pas sulmit, në tubacion shpërtheu një zjarr dhe në rajon u bë një panik i madh. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimi i Emergjencave dhe zjarrfikësit, të cilët i janë përgjigjur zjarrit.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksandir krasnayarzev lufta ukraine-rusi aleksandir krasnayarzev lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll