Bota

Çfarë është një krim lufte dhe a mund të ndiqet penalisht Putini për sulmet në Ukrainë?

11 Mars 2022, 12:32 Nga DOSJA
Çfarë është një krim lufte dhe a mund të ndiqet

RUSI- Presidenti i Ukrainës Vladimi Zelenskyy ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për krim lufte pas shpërthimit të maternitetit nga forcat ajrore ruse. Lufta ka rregullat e saj të vendosura nga Komiteti Ndërkombëtarë i Kryqit të Kuq. BBC shkruan se këto janë të përfshira në Konventën e Gjenevës dhe në një varg ligjesh dhe marrëveshjesh të tjera ndërkombëtare.

Çfarë është një krim lufte?

Civilët nuk mund të sulmohen qëllimisht. As infrastruktura që është jetike për mbijetesën e tyre.
Disa armë janë të ndaluara për shkak të vuajtjeve të tmerrshme që mund të shkaktojnë. Këtu përfshihen minat kundër personelit ose armët kimike ose biologjike
Të sëmurët dhe të plagosurit duhet të kujdesen, përfshirë edhe ushtarët e lënduar kanë të drejta si robër lufte.
Ka ligje të tjera që ndalojnë torturën dhe gjenocidin, përpjekjen e qëllimshme për të shkatërruar një grup të caktuar njerëzish. Veprat e rënda të luftës si vrasja ose persekutimi masiv i një grupi njerëzish konsiderohet si krime kundër njerëzimit.

Çfarë akuzash ka pasur për krime lufte në Ukrainë?

Ukraina tha se sulmi ajror rus në maternitetin e Mariupolit ishte një krim lufte. Tre persona u vranë dhe 17 punonjës dhe pacientë të tjerë u plagosën.
Ka pasur gjithashtu raporte se trupat ruse kanë shenjestruar civilët ukrainas teksa ata largoheshin përmes korridoreve humanitare.
As Rusia dhe as Ukraina nuk kanë nënshkruar një ndalim të bombave por incidentet e shkaktuara prej tyre mund të konsiderohet si krim lufte.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se Rusia ka përdorur eksplozivë termobarikë të cilët krijojnë vakum masiv. Këta eksplozivë shkatërrues janë të ndaluar dhe përdorimi i tyre i qëllimshëm do të shkelte rregullat e luftës.
Shumë ekspertë argumentojnë se vetë pushtimi është një krim sipas konceptit të luftës agresive.
Si ndiqen kriminelët e dyshuar për krime lufte
Çdo vend ka për detyrë të hetojë krimet e dyshuara të luftës. Disa kombe e bëjnë këtë më shumë se disa të tjerë. Në Mbretërinë e Bashkuar, oficerët e lartë të policisë janë ofruar të ndihmojnë në mbledhjen e provave të krimeve të mundshme në Ukrainë.

Si mund të ndiqen penalisht kriminelët e dyshuar të luftës?

Ka pasur një sërë gjykatash që nga koha e luftës së dytë botërore duke përfshirë edhe gjykatën për krimet e luftës të kryera pas shpërbërjes së Jugosllavisë.
Një organ u krijua gjithashtu për të ndjekur ata që ishin përgjegjës për gjenocidin në Ruandë ku ekstremistët Hutu masakruan 800,000 njerëz në 100 ditë në vitin 1994.
Sot, Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) kanë role që mbikëqyrin rregullat e luftës.
A mund të ndiqen penalisht presidenti Putin apo udhëheqës të tjerë?
Është shumë më e lehtë të kapësh një ushtar që e kryen krimin e luftës, sesa liderët që urdhëruan të qëllojnë.
Por GJNP-ja mund të ndjekë penalisht edhe veprën penale të “bërjes së luftës agresive”.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota vladimir putin vladimir zelenskyy vladimir putin vladimir zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 11 Mars 2022, 11:50

Putin dhe Lukashenko takohen në Moskë

RUSI- Një nga aleatët e fundit të mbetur të Presidentit Vladimir Putin, Aleksandër Lukashenko i Bjellorusisë, ka bërë një udhëtim në Moskë këtë mëngjes për një ...

Bota 11 Mars 2022, 11:42

Sergei Lavrov, gënjeshtari

Nga Franz Josef Wagner, BILDAi është 71 vjeç, gjyshi i dy nipërve. A ka gjë më të keqe se të kesh një gjysh gënjeshtar? Fëmijët e vegjël nuk gënjejnë sep...