Bota

Petar Petkoviq nis vizitën dyditore në Kosovë, do të takohet me përfqësues të Listës Serbe

11 Mars 2022, 11:33 Nga DOSJA
Petar Petkoviq nis vizitën dyditore në Kosovë, do të takohet

SERBI– Drejtori i Zyrës për Kosovës, Petar Petkoviq, sot dhe të shtunën më 11 dhe 12 mars do të jetë në Kosovë e Metohi, ku do të vizitojë komunën e Shtërpcës dhe Zubin Potokut, njoftoi Zyra për Kosovë dhe Metohi.

Sipas mediave serbe, ai sot në Sallën e Sporteve do të takohet me drejtuesit e komunës së Shtërpcës, sportistët e rinj dhe anëtarët më të rinj të Shoqatës Kulturore Artistike të kësaj treve dhe pas një programi të shkurtër sportiv dhe kulturo-artistik do të shoqërohet me fëmijët, prindërit e tyre dhe përfaqësues të shoqatave sportive.

Pas kësaj, në fshatin Vërbeshticë do të vizitojë shkollën fillore “Sharski odred”, ku do të bisedojë me kryesinë dhe fshatarët, ndërsa pak më vonë do të vizitojë familjen nëntë anëtarëshe Mlladenoviq. Në ditën e dytë ai do të takohet në komunën e Zubin Potokut me përfaqësuesit politikë të Listës Serbe dhe anëtarët e vetëqeverisjes lokale të kësaj komune.

Pas kësaj është planifikuar një xhiro nëpër fshatrat Ugljare dhe Gornja Dobroševina, ku ai do të vizitojë një familje shtatë anëtarëshe, shtëpia e së cilës është ndërtuar nga Zyra për Kosovë dhe Metohi dhe është rregulluar rruga hyrëse.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni marredheniet kosove-serbi petar petkoviç viziton kosoven marredheniet kosove-serbi petar petkoviç viziton kosoven

Sondazh

Poll

Bota 11 Mars 2022, 10:50

BBC: Kur dhe si do të mbarojë lufta në Ukrainë

KIEV- Lyse Doucet, kryekorrespondent ndërkombëtar në Kiev ka bërë një parashikim se si dhe kur do të përfundojë lufta në Ukrainë. Ajo shkruan për BBC, se sa her...