Bota

Von der Leyen në Samitin e Versajës: Ofrojmë 300 milion euro ndihmë për Ukrainë

11 Mars 2022, 12:03 Nga DOSJA
Von der Leyen në Samitin e Versajës: Ofrojmë 300 milion euro

FRANCË– Nevoja për konfirmim të menjëhershëm të sigurisë së objekteve bërthamore  në Ukrainë është nënvizuar nga krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së në një deklaratë të përbashkët të lëshuar në orët e para të ditës së sotme, pak pas përfundimit të ditës së parë të samitit joformal në Versajë.

Këshilli Evropian vëren se ka marrë parasysh kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE dhe ka kërkuar nga Komisioni Evropian mendimin e tij për këtë çështje. Liderët e BE-së thonë se janë në pritje të opinionit të Komisionit, ata do të forcojnë më tej marrëdhëniet e Evropës me Ukrainën.

Ata zotohen të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë politike, ekonomike, materiale dhe humanitare për Ukrainën. Ata thonë gjithashtu se janë të gatshëm të kontribuojnë në rindërtimin e një Ukraine demokratike kur të ndalet agresioni rus. Të 27-të thonë gjithashtu se janë të përgatitur të ofrojnë mbrojtje të përkohshme për të gjithë refugjatët, ndërsa i bëjnë thirrje Rusisë që të respektojë rregullat e ligjit ndërkombëtar dhe të garantojë ndihmën humanitare për viktimat e ndërhyrjes së saj ushtarake.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen shkroi në Twitter në gjuhën ukrainase rreth 300 milionë euro ndihmë në Kievit.

Lufta e Putinit po ushtron presion serioz ushtarak dhe ekonomik mbi popullin e guximshëm të Ukrainës. Europa i mbështet gjithmonë. Sot ne kemi dhënë 300 milionë euro ndihmë urgjente makrofinanciare për Ukrainën. Kjo është pagesa e parë nga paketa prej 1.2 miliardë euro”.-tha ajo.

Lajmi kryesor/ Mblidhet Samiti i Versajës, mbështetje ndaj Ukrainës por jo integrim në BE

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi presidentin emmanuel macron samiti i versajes lufta ukraine-rusi presidentin emmanuel macron samiti i versajes

Sondazh

Poll

Bota 11 Mars 2022, 11:50

Putin dhe Lukashenko takohen në Moskë

RUSI- Një nga aleatët e fundit të mbetur të Presidentit Vladimir Putin, Aleksandër Lukashenko i Bjellorusisë, ka bërë një udhëtim në Moskë këtë mëngjes për një ...

Bota 11 Mars 2022, 11:42

Sergei Lavrov, gënjeshtari

Nga Franz Josef Wagner, BILDAi është 71 vjeç, gjyshi i dy nipërve. A ka gjë më të keqe se të kesh një gjysh gënjeshtar? Fëmijët e vegjël nuk gënjejnë sep...

Bota 11 Mars 2022, 10:50

BBC: Kur dhe si do të mbarojë lufta në Ukrainë

KIEV- Lyse Doucet, kryekorrespondent ndërkombëtar në Kiev ka bërë një parashikim se si dhe kur do të përfundojë lufta në Ukrainë. Ajo shkruan për BBC, se sa her...