Bota

Shpërthim i fuqishëm në Kroaci, dyshohet se është një dron nga Ukraina

11 Mars 2022, 12:15 Nga DOSJA
Shpërthim i fuqishëm në Kroaci, dyshohet se është

KROACI- Një dron që fluturoi nga zona e luftës ukrainase u rrëzua gjatë mbrës në periferi të Zagrebit, duke shkaktuar një shpërthim të forte. Sipas ABC neës, autoritetet kroate thanë se nuk ka asnjë të lënduar. Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kroacisë bëri me dije se droni hyri në hapësirën ajrore kroate nga Hungaria me një shpejtësi prej 700 km/h (430 mph) dhe një lartësi prej 1,300 metrash.

Droni shpërtheu vetëm disa metra larg një konvikti studentësh. Studentët e panikosur kanë treguar për momentin kur dëgjuan shpërthimin.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por ka shpërthyer dy metra larg meje, falë Zotit jam gjallë. Ata thonë se droni është rrëzuar dhe është parë një parashutist. Asgjë nuk është konfirmuar deri më tani. Nuk ka të lënduar me sa dihet” -tha një studente i cili kishte parë nga afër shpërthimin. 

Këshilli tha se do të nisë një hetim zyrtar penal dhe se NATO do të informohet për incidentin. Policia kroate ka  gjetur një krater të madh dhe dy parashuta dhe gjithashtu bëri me dijë se disa makina të parkuara janë dëmtuar gjatë shpërthimit. 

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota shperthin nje dron ne kroaci shperthin nje dron ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 11 Mars 2022, 11:50

Putin dhe Lukashenko takohen në Moskë

RUSI- Një nga aleatët e fundit të mbetur të Presidentit Vladimir Putin, Aleksandër Lukashenko i Bjellorusisë, ka bërë një udhëtim në Moskë këtë mëngjes për një ...

Bota 11 Mars 2022, 11:42

Sergei Lavrov, gënjeshtari

Nga Franz Josef Wagner, BILDAi është 71 vjeç, gjyshi i dy nipërve. A ka gjë më të keqe se të kesh një gjysh gënjeshtar? Fëmijët e vegjël nuk gënjejnë sep...