Bota

Mbretëria e Bashkuar: Nëse Rusia përdor armë kimike në Ukrainë, do ta pësojë keq

11 Mars 2022, 09:57 Nga DOSJA
Mbretëria e Bashkuar: Nëse Rusia përdor armë kimike në

MBRETËRIA E BASHKUAR- Ministri i teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Chris Philp, paralajmëron se nëse Rusia vendos të përdorë armë kimike në Ukrainë do të ketë një përgjigje të ashpër nga Mretëria e Bashkuar. Përdorimin e armëve kimike Philip e quan si fyerje ndaj njerëzimit. Sipas Sky News Philip gjithashtu theksoi se Rusia tashmë ka bërë shumë dëme dhe ka lën shumë viktima të pafajshme.

“Është e qartë se përdorimi i armëve kimike, veçanërisht në një pushtim ku ka një numër shumë të madh civilësh, do të ishte një fyerje kundër njerëzimit. Unë do t’i thoja kujtdo në Rusi që mendon për këtë: mos e kaloni atë kufi, mos i shkaktoni më mjerim dhe vuajtje popullit ukrainas. Ata tashmë kanë qëlluar civilë që po ikin nëpër korridoret e arratisjes humanitare, kanë bombarduar dhe bombarduar spitale, duke përfshirë një spital për fëmijë/maternitet, mos shkoni më tej duke shkaktuar mjerim mbi popullin ukrainas.

Kjo do të shkaktojë një përgjigje të shtuar nga Perëndimi, ka një reagim në rritje dramatike, nuk ka dyshim për këtë. Unë nuk do të spekuloj për formën që do ta marrë ose do ta parandalojë, por kjo është një vijë që qeveritë ruse nuk duhet ta kalojnë,”-tha ai.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Sulmohen qytetet, Ukraina akuzon Rusinë për terrorizëm, mblidhet Këshilli i Sigurimit

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota chris philip lufta ukraine-rusi chris philip lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 11 Mars 2022, 07:19

Kina: Situata në Ukrainë është shqetësuese

KINA- Kryeministri kinez, Li Keqiang, ka bërë thirrje për përmbajtje në konfliktin në Ukrainë për të shmangur një fatkeqësi humanitare.Derisa e quajti situatën ...