Bota

Kamala Harris shkon në Rumani! SHBA përpiqet të sigurojë aleatët kundër Rusisë

11 Mars 2022, 08:39 Nga DOSJA
Kamala Harris shkon në Rumani! SHBA përpiqet të sigurojë

RUMANI- Zv.presidentja amerikane Kamala Harris është nisur drejt skajit lindor të NATO-s të premten për tu ndaluar në Rumani. Rumania duket se është kthyer në një vend me prioritet për SHBA pasi ajo ndodhet në kufi me Ukrainën. Harris do të takohet me Presidentin rumun Klaus Lohannis të premten pasdite përpara se të thërrasë një konferencë shtypi dhe të kthehet vonë në Uashington.

Sipas CNN presidenti amerikan Joe Biden ka dërguar tashmë 1,000 trupa në Rumani dhe ka premtuar mbështetje për këtë vend që po strehon një fluks të madh emigrantësh që ikin nga lufta në vendin fqinj. Por një vizitë e zëdhënëses së presidentit Biden ka për qëllim të demonstrojë që SHBA është pranë tyre në një moment tepër të pasigurt për rajonin.

Rumania është një vend pjesë e NATO-s , ndryshe nga Ukraina nëse i hapet luftë Rumanisë është sikur ti hapësh luftë të gjith shtetëve antare të NATO-s. 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Sulmohen qytetet, Ukraina akuzon Rusinë për terrorizëm, mblidhet Këshilli i Sigurimit

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden kamala harris lufta ukraine-rusi joe biden kamala harris lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 11 Mars 2022, 07:19

Kina: Situata në Ukrainë është shqetësuese

KINA- Kryeministri kinez, Li Keqiang, ka bërë thirrje për përmbajtje në konfliktin në Ukrainë për të shmangur një fatkeqësi humanitare.Derisa e quajti situatën ...