Bota

Gjyshi skocez i bashkohet ushtrisë ukrainase për të luftuar kundër Rusisë

11 Mars 2022, 08:04 Nga DOSJA
Gjyshi skocez i bashkohet ushtrisë ukrainase për të luftuar

UKRAINË- Një 60- vjeçar skocez ka udhëtuar në Ukrainë për të ndihmuar forcat e armatosura të vendit të luftojnë pushtimin rus. Një video e postuar në internet tregon Rab Grady, nga Edinburgu në Skoci, i veshur me veshje kamuflazhi dhe duke mbajtur një pushkë sulmi.

“Emri im është Rob. Unë jam një gjysh 61-vjeçar nga Skocia,”- tha Grady në video ku dukej së bashku me dy ushtarë të tjerë ukrainas.

Grady ka treguar për BBC se është një nga 100 skocezet që kanë vendosur të udhëtojnë drejt Ukrainës që ti bashkohen ukrainasve që të luftojnë kundët ushtrisë ruse.

“Unë kam udhëtuar në Ukrainë për të ndihmuar Ukrainën të luftojë rusët. Do të bëj gjithçka që mundem për të shpëtuar Ukrainën nga Putini. Kushdo në botë, ju lutemi Ukrainës. Ata kanë nevojë për të gjithë për të ndihmuar. Vullnetarë, ju lutem,”-tha  Grady.

“Kjo ishte zgjedhja ime e lirë. Unë jam një burrë i rritur. Unë kam shkuar në Ukrainë për të ndihmuar popullin ukrainas në një luftë kriminale,”– tha një tjetër vullnetarë skocez.

LAJMI KRYESOR: Dita 16/ Ushtria ruse sulmon qytetet, Ukraina akuzon Rusinë për terrorizëm bërthamor

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi rab grady lufta ukraine-rusi rab grady

Sondazh

Poll

Bota 11 Mars 2022, 07:19

Kina: Situata në Ukrainë është shqetësuese

KINA- Kryeministri kinez, Li Keqiang, ka bërë thirrje për përmbajtje në konfliktin në Ukrainë për të shmangur një fatkeqësi humanitare.Derisa e quajti situatën ...