Bota

Këshilli i Sigurimit! Putin: Ne do ndihmojmë ata që janë në zonën e konfliktit

11 Mars 2022, 09:57 Nga DOSJA
Këshilli i Sigurimit! Putin: Ne do ndihmojmë ata që janë

RUSI– Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë pjesë në një takim virtual me anëtarët e Këshillit të Sigurimit nga Kremlini në Moskë këtë mëngjes, ndërsa Rusia vazhdon të përparojë në Ukrainë në ditën e 16-të të pushtimit, raporton Skynews.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se ishin 16,000 vullnetarë në Lindjen e Mesme që ishin gati të vinin për të luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia në rajonin separatist Donbas në Ukrainën lindore, siç raportuam pak më parë. Putin shprehu mbështetjen e tij për një veprim të tillë: Nëse e shihni se ka njerëz që duan me dëshirën e tyre, jo për para, të vijnë për të ndihmuar njerëzit që jetojnë në Donbas, atëherë ne duhet t’u japim atyre atë që duan dhe t’i ndihmojmë ata të arrijnë në zonën e konfliktit.

Shoigu propozoi gjithashtu që raketat Javelin dhe Stinger të prodhimit perëndimor që u kapën nga ushtria ruse në Ukrainë, duhet t’u dorëzoheshin forcave të Donbasit.

“Sa i përket dorëzimit të armëve, veçanërisht atyre të prodhimit perëndimor që kanë rënë në duart e ushtrisë ruse – sigurisht, unë mbështes mundësinë për t’i dhënë ato njësive ushtarake të republikave popullore të Luganskut dhe Donetsk”, tha Putin.

“Ju lutemi bëni këtë,” i tha ai Shoigu.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Sulmohen qytetet, Ukraina akuzon Rusinë për terrorizëm, mblidhet Këshilli i Sigurimit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 11 Mars 2022, 07:19

Kina: Situata në Ukrainë është shqetësuese

KINA- Kryeministri kinez, Li Keqiang, ka bërë thirrje për përmbajtje në konfliktin në Ukrainë për të shmangur një fatkeqësi humanitare.Derisa e quajti situatën ...