Bota

Mesazhi i Zelenskyyt : Propagandistët rusë do të mbajnë përgjegjësi për krime lufte

10 Mars 2022, 14:05 Nga DOSJA
Mesazhi i Zelenskyyt : Propagandistët rusë do të mbajnë

UKRAINË– Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar propagandistët rusë se ata do të mbahen përgjegjës për bashkëpunim me krimet e luftës në një video-mesazh.

“Qytetarët rusë do t’ju urrejnë që i keni gënjyer vazhdimisht për shumë vite. Kur ata do të ndjejnë pasojat e gënjeshtrave tuaja, ndjehuni me kuletat e tyre, mundësitë e tyre në pakësim, me të ardhmen e vjedhur të fëmijëve rusë. Lufta nuk është kurrë e izoluar. Gjithmonë dëmton viktimën por edhe agresorin. Këtë më vonë e kupton vetëm agresori. Por gjithmonë kupton dhe vuan gjithmonë”, tha ai.

Kjo vjen pasi prokurorja e përgjithshme ukrainase Iryna Venediktova bëri thirrje të mërkurën për një ‘’model të ri’’ të përpjekjeve hetimore për të trajtuar krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë.  Prokurorja e përgjithshme tha se zyra e saj gjithashtu “ndërmori veprime kundër atyre që nxitën luftën dhe provokuan mizori të mëtejshme në territorin ukrainas”.

Një paralajmërim thuhet se iu dha një numri njerëzish që ajo i quajti “propagandistë” rusë, duke përfshirë disa të famshëm rusë që Venediktova i përshkroi si mbështetës të Putinit.

LAJMI KRYESOR/ Dita 15! Sulmohen tre spitale në Ukrainë, Zelensky: Gjenocid! Dështojnë negociatat

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota iryna venediktova lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky iryna venediktova lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll