Bota

Mbi 6 mijë refugjatë ukrainas mbërrijnë në Francë

10 Mars 2022, 12:53 Nga DOSJA
Mbi 6 mijë refugjatë ukrainas mbërrijnë në Francë

FRANCË-  Ministrja franceze e shtetësisë, Marlene Schiappa tha gazetarët të enjten se më shumë se 6,000 refugjatë kanë mbërritur në Francë që nga fillimi i pushtimit rus.

Schiappa tha për CNN se nga 7,251 refugjatë, 6,967 janë shtetas ukrainas, ku pjesa më e madhe janë gra dhe fëmijë.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, duke folur së bashku me Schiappa ka shtuar se Franca ka parë 3,000 të ardhur në dy ditë.

“Ne mund të shohim se gjërat po rriten ndërsa konflikti përparon dhe sot kemi 25,000 vende strehimi për këta njerëz”- tha Darmanin.

Komentet e ministrave vijnë një ditë pasi Franca nisi një njësi krize ndërministrore për të përgatitur dhe menaxhuar ardhjen e refugjatëve ukrainas në Francë.

LAJMI KRYESOR/ Dita 15! Sulmohen tre spitale në Ukrainë, Zelensky: Gjenocid! Dështojnë negociatat

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gérald darmanin lufta ukraine-rusi marlène schiappa gérald darmanin lufta ukraine-rusi marlène schiappa

Sondazh

Poll