Bota

Muzeu Hermitage i ka kërkuar Italisë që ti kthejë veprat e artit deri në fund të marsit

10 Mars 2022, 13:15 Nga DOSJA
Muzeu Hermitage i ka kërkuar Italisë që ti kthejë veprat e

RUSI- Muzeu shtetëror rus, Hermitage në Shën Petersburg, një nga më të vjetrit dhe më të mëdhenjtë në botë, ka kërkuar që pjesët e ekspozuara aktualisht në Milano të kthehen deri në fund të marsit.

The Guardian shkruan se muzeu ka kërkuar Cupidin me krahë të Canova-s, i shfaqur në Galeria d’Italia të Milanos si pjesë e një ekspozite të organizuar së bashku me Hermitage, dhe ‘Gruaja e re’ me kapelë pendë të Tiziano-s, e cila po shfaqet në Palazzo Reale. Piktura nuk ishte shfaqur kurrë më parë në Itali dhe do të ekspozohej deri më 15 maj.

Në një letër të drejtorit të Hermitage, Mikhail Piotrovsy, i është drejtuar të dy muzeve Italian. Piotrovsy tha se vendimi i marrë nga ministria ruse e kulturës nënkuptonte se të gjitha kreditë e papaguara duhet ti kthehen Rusisë.

LAJMI KRYESOR/ Dita 15! Sulmohen tre spitale në Ukrainë, Zelensky: Gjenocid! Dështojnë negociatat

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mikhail piotrovsy lufta ukraine-rusi mikhail piotrovsy

Sondazh

Poll