Art&Argëtim

Kujdes! Patatet që qëndrojnë në diell janë tepër të dëmshme, toksinat që mund të shkaktojnë vdekje

8 Korrik 2019, 09:46 Nga DOSJA
Kujdes! Patatet që qëndrojnë në diell janë tepër

Shitja apo ekspozimi i patateve në diell nuk duhet të ndodhë për asnjë mënyrë,  pasi sipas ekspertit të sigurisë ushqimore, Sokol Stafa pas qëndrimit në diell brenda patates prodhohet një toksinë e rrezikshme për njeriun, që quhet solaninë.

 Po kur krijohet solanina?

“Në momentin që e ekspozojmë patate në dritë të diellit atëherë krijohet klororfil brenda ose poshtë lëkurës së patates. Ky lloj klorofili krijon solaninë, e cila është shumë toksike”- tha eksperti i sigurisë ushqimore Sokol Stafa. 

Pas qëndrimit në diell sa kohë i duhet solaninës të shfaqet në patate?

Nëse patatja qëndron në raftet e ekspozuara në diell për një kohë rreth 3-4 ditë në produkt fillon e shfaqet ngjyra jeshile e cila do të thotë se po prodhohet toksina solanina”- tha eksperti i sigurisë ushqimore Sokol Stafa.

Kjo toksinë gjendet tek patatet jeshile, por kjo nuk i ka ndaluar tregtarët që të vazhdojnë t’i shesin në tezgat e tyre ku ka diell.

Simptomat e para që jep solanina?

Simptomat e para të kontaminimit me solaninë është diarreja, dhimbja e stomakut dhe pulsim të ngadaltë. Nëse solanina konsumohet në masë shkakton vdekje”- tha eksperti.

Kjo lloj patatje ndryshe nga këndvështrimi i ekspertit të sigurisë, që e cilëson të dëmshme për tregtarët është e shëndetshme dhe duhet të blihet.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim eksperti i siguris ushqimore sokol stafa kimikati toksik që krijohet tek patatja solanina eksperti i siguris ushqimore sokol stafa kimikati toksik që krijohet tek patatja solanina

Sondazh

Poll