Art&Argëtim

Njihuni me brunen simpatike, vajzën ‘misterioze’ që i dhuroi Renis Gjokës titullin baba (FOTO)

8 Korrik 2019, 08:00 Nga DOSJA
Njihuni me brunen simpatike, vajzën ‘misterioze’ që i

TIRANË– Jona Xhani, brunja simpatike me profesion ekonomiste është vajza që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit të rock-ut, Renis Gjokës, vite më parë. Renis Gjoka u bë pak kohë më parë baba i një vajze dhe të gjithë u kuriozuan kush ishte ajo që i kishte dhuruar titullin baba.

Me sa duket Renisi ka dashur ta mbajë private lidhjen e tij me Jonën, e cila ka nisur kohë më parë. Ata janë shfaqur për herë të parë në publik në vitin 2016 në një darkë familjare. Pavarësisht se kishin vite bashkë, këngëtari i rock-ut e mbajti hermetike lidhjen me të.

Kënga “Dashuria ime ti” me të cilën Renis Gjoka u përfaqësua në “Këngën Magjike” në vitin 2014 ishte një dedikim, pikërisht për brunen që e njohëm mirë, vetëm pak kohë pasi Renisi u bë baba.

Po t’i hedhim një sy profilit të Jona Xhanit në rrjete sociale, vemë re se ajo ka foto të bëra publike krah Renis Gjokës, që nga viti 2016.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz jona xhani kengetari i rock-ut renis gjoka vajza qe beri baba renis gjoken jona xhani kengetari i rock-ut renis gjoka vajza qe beri baba renis gjoken

Sondazh

Poll