Art&Argëtim

Vdes nga ‘sëmundja e tokës’ ylli i Disney, familjarët me zemër të thyer: E humbëm

8 Korrik 2019, 06:23 Nga DOSJA
Vdes nga ‘sëmundja e tokës’ ylli i Disney, familjarët

Aktori mjaft i njohur i Disney ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Cameron Boyce.

Boyce vdiq një ditë më parë. Ai u shtri të flinte gjumë, pa e ditur se të nesërmen nuk do t’i hapte më sytë. Aktori u gjet i pajetë nga familjarët e tij të cilët lajmëruan edhe publikisht për lajmin e hidhur.

Me zemër të thyer ju njoftojmë se këtë mëngjes ne e humbëm Cameronin. Ai ndërroi jetë gjatë gjumit për shkak të përdorimit të tepërt të barërave që i përdorte për ta trajtuar sëmundjen e tij”, kanë deklaruar familjarët.

Ata kanë sqaruar më tej se 20-vjeçari që u bë i njohur për publikun pas rolit në filmin “Descendants and Jessie”, ndërroi jetë për shkak të përdorimit të barnave të tepërta, që konsumonte për t’u kuruar nga epilepsia.

Boyce mori famë më të madhe në filmin ku lunate si djali i Adam Sandler dhe Salma Hayek, “Grown Ups, and Grown Ups two”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz cameron boyce vdes ylli i disney cameron boyce vdes ylli i disney

Sondazh

Poll