Aktualitet

FOTOT- Atentat në Shkodër, plagoset në sy të nënës Admir Bajri, rëndë në spital

9 Mars 2022, 17:48 Nga DOSJA
FOTOT- Atentat në Shkodër, plagoset në sy të nënës

SHKODËR– Admir Bajri, 38 vjeç, banues në Shkodër, anëtar i fisit Bajri e me precedent penalë ka rënë pre e një atentati pasditen e sotme. Rreth orës 18:30, Bajri ka qenë duke udhëtuar në lagjen Dobraç bashkë me nënën e tij në një mjet të llojit “Mercedes Benz” tip ‘ML’ me targë ‘AA444TL’, në momentin që iu pre rruga nga një tjetër mje. Persona ende të paidentifikuar hapën xhamat e makinës së tyre dhe qëlluan me breshëri plumbash drejt Bajrit. Plumbat kapën 38-vjeçarin, ndërsa e ëma shpëtoi. I riu është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nga ana tjetër, ende nuk ka detaje për autorët. Policia ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve si dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të marrë pamjet filmike që mund të ndihmojnë në identifikimin e tyre.

Admir Bajri është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Oaz’ në vitin 2018 bashkë me disa të afërmit e tij. Dosja tashmë është shuar dhe akuzat për vrasje e grup të strukturuar kriminal u lanë vendin atyre për armëmbajtje pa leje e procedime për lojëra fati të palijgshme.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkoder, në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarrin shtetasi A.B, 38 vjeç banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz. 38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove  të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

FOTOJA- Ky është Admir Bajri, iu bë atentat në sy të nënës në Shkodër

VD-Në sy të nënës! Pamje nga vendi ku iu bë atentat Bajrit, ML-ja e bërë shoshë nga plumbat

Identifikohet i plagosuri, atentat në Shkodër iu bë Admir Bajrit, e ëma pa gjithë skenën

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet admir bajri atentat admir bajrit admir bajri atentat admir bajrit

Sondazh

Poll