Bota

Baerbock viziton rajonin: Ballkani Perëndimor nuk duhet lënë nën ndikimin e Moskës

10 Mars 2022, 07:35 Nga DOSJA
Baerbock viziton rajonin: Ballkani Perëndimor nuk duhet lënë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, do të niset në mbrëmje për një udhëtim në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi, bëri të ditur të mërkurën në konferencën e shtypit të qeverisë, Andrea Sasse, zëvendës-zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë. Pas disa takimeve në Sarajevë, ajo do të takohet në Kosovë të enjten , ndër të tjera edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albani Kurti, si dhe komandën e KFOR-it. Të premten Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Baerbock do të vijojë udhëtimin e saj për në Beograd dhe Moldavi.

Është hera e parë që ministrja e Jashtme gjermane, Baerbock bën një udhëtim në rajonin e Ballkanit Perëndimor. 
Qeveria aktuale gjermane është e para që i ka dhënë Ballkanit Perëndimor një rëndësi qysh në marrëveshjen e koalicionit. Në fillim të marsit Baerbock emëroi ish-deputetin e gjelbër, Manuel Sarrazin, si të ngarkuar special për Ballkanin Perëndimor, duke e forcuar kështu ekipin e saj për rajonin e Evropës Juglindore.

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Baerbock do të përurojë të premten, 11.03.22. Parkun e Energjisë me Erë në Bajgorë, i cili është ngritur me mbështetjen e Gjermanisë dhe është investimi më i madh i huaj individual në Kosovë deri më sot, Energjitë e ripërtërishme dhe mbrojtja e ambientit janë në fokus të politikës së jashtme gjermane, që kur atë e kanë marrë në dorë Të Gjelbrit. Tema të tjera veç tyre, janë të drejtat e gruas, forcimi i shoqërisë civile.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll